Monday, September 14, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Debat në Kuvend për ullirin, deputetët kërkojnë bilancin e dëmeve dhe laboratorë për eksportet në BE

timoni.al by timoni.al
September 14, 2026
in KRYESORE
0
Debat në Kuvend për ullirin, deputetët kërkojnë bilancin e dëmeve dhe laboratorë për eksportet në BE
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ulliri shkaktoi debat të fortë në Komisionin e Ekonomisë, ku seanca, edhe pse ishte për ri-anëtarësimin e Shqipërisë në Këshillin Ndërkombëtar të Ullirit (COI), u përqendrua tek problemet e sektorit që sipas deputetëve nuk janë trajtuar me prioritet nga Ministria e Bujqësisë, as pas zjarreve e as pas përmbytjeve. Deputeti Erion Braçe kërkoi shifra konkrete: “Sa pemë ulliri kemi humbur gjatë këtij viti? Dhe sa për pesë vitet e fundit? A ka ndonjë plan Ministria e Bujqësisë për të rikuperuar këto pemë?” Zëvendësministri Fatmir Guri u përgjigj se vlerësimet po bëhen në zonat ku kanë ndodhur zjarret dhe se me këtë merret pushteti vendor, përgjigje që Braçe e konsideroi e papërgjegjshme dhe jo e plotë.

Diskutimi u zhvendos te dëmshpërblimet e premtuara për përmbytjet e nëntorit. Deputeti Eno Bozdo deklaroi se që nga fillimi të vitit ka kërkuar kompensim për dëmet e shkaktuara nga përmbytjet dhe se deri tani nuk është dhënë asnjë fond: “Zero para! Ato prekën sera dhe ullinj. Zero para!” Fatmir Guri ripërsëriti se çështjet e dëmshpërblimit trajtohen nga pushteti vendor.

Opozita ngriti edhe problemin e aksesit në tregjet europiane për vajin e ullirit shqiptar, duke argumentuar se mungesa e kapaciteteve laboratorike e bën të pamundur vërtetimin e cilësisë së produktit. Bozdo theksoi se Shqipëria nuk ka laboratorë të akredituar, se vaji eksportohet shpesh në bidona kallçuku dhe rietiketohet, dhe se analizat kushtojnë 200–400 euro. Sipas diskutimit, ISUV, i vetmi laborator reference në vend, mund të analizojë vetëm katër tregues të vajit të ullirit, të cilët nuk mjaftojnë për kërkesat e Bashkimit Europian për vërtetimin e cilësisë.

Pavarësisht se debatet nuk sollën zgjidhje konkrete për fermerët apo premtime financiare, komisioni votoi unanimisht për ri-anëtarësimin e Shqipërisë në organizatën COI. (Top Channel)

Previous Post

Emigrantët dërguan rekord prej 621 milionë eurosh në gjashtë muaj, por kursi ua zbeh vlerën

Next Post

Mbyllet gjyqi ndaj Thaçit në Hagë; mbrojtja kundërshtoi transkriptet dhe kërkoi pafajësi në procesin për pengim të drejtësisë

Next Post
Hashim Thaçi qëndron në Hagë, Specialja vazhdon të mbajë në paraburgim: Rreziku i arratisjes mbetet i pranishëm.

Mbyllet gjyqi ndaj Thaçit në Hagë; mbrojtja kundërshtoi transkriptet dhe kërkoi pafajësi në procesin për pengim të drejtësisë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al