Saturday, September 5, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Salmonela në mishin brazilian: AKU gjeti 14.8 tonë të kontaminuar, 1.32 tonë u shitën te konsumatorët

timoni.al by timoni.al
September 4, 2026
in KRYESORE
0
Salmonela në mishin brazilian: AKU gjeti 14.8 tonë të kontaminuar, 1.32 tonë u shitën te konsumatorët
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Më 3 shtator Shqipëria ndaloi importin e mishit të gjedhit të shpendëve nga Brazili, pas vendimit të BE që e cilëson mishin brazilian si produkt të pasigurt, pasi dyshohet se tek kafshët e gjallë injektohen antibiotikë të ndaluar nga BE.

Mishi i importuar nga Brazili rrezikon jo vetëm për praninë e antibiotikëve të ndaluar, por edhe për kontaminimin me baktere. Kontrollet e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) gjatë vitit 2025 identifikuan rreth 14.8 tonë mish pule dhe derri të kontaminuar me Salmonelë, dhe një pjesë e këtyre sasive ishte konsumuar nga qytetarët. Rasti më shqetësues ishte një ngarkesë prej 10,272 kilogramësh (10.27 tonë) fileto pule “Copacol”, ku analizat konfirmuan praninë e Salmonella Typhimurium. Kur inspektorët e AKU-së ndërhynë, 8,949 kilogramë (rreth 8.95 tonë) u gjetën ende në subjekt dhe u bllokuan, ndërsa 1,322 kilogramë (rreth 1.32 tonë) rezultonin të shitur te konsumatorët. Sasia e bllokuar dhe produktet e kthyera nga tregu u dërguan për asgjësim.

Një rast tjetër i evidentuar ka të bëjë me mishin e derrit: në 2025 inspektorët konstatuan 4,516 kilogramë (rreth 4.52 tonë) fileto derri të ngrirë të kontaminuar me Salmonellë. Ndryshe nga rasti i mishit të pulës, e gjithë sasia e mishit të derrit ndodhej ende në magazinën frigoriferike të subjektit dhe nuk ishte shpërndarë në treg; AKU e bllokoi produktin dhe më pas e asgjësoi. AKU raporton gjithashtu se gjatë vitit 2025 mori 17 mostra mishi pule dhe 8 mostra mishi derri.

Në listën e mostrave nuk rezulton asnjë mostër e mishit të gjedhit me origjinë nga Brazili. Kjo ngre pikëpyetje mbi nivelin e kontrollit laboratorik të mishit të gjedhit të importuar nga Brazili, në një kohë kur siguria e produkteve shtazore që vijnë nga ky vend është vendosur nën vëmendje edhe nga autoritetet europiane, të cilët kanë ndaluar importin për një afat të pacaktuar pasi dyshohet përdorimi i medikamenteve veterinare të ndaluara.

Previous Post

Rregulla të reja për shërbime pa barriera në PAK/bankat dhe platformat online, gjoba deri në 5 mln lekë

Next Post

Egnatia nuk ndalet, mposht Skënderbeun dhe shënon fitoren e tretë radhazi

Next Post
Egnatia nuk ndalet, mposht Skënderbeun dhe shënon fitoren e tretë radhazi

Egnatia nuk ndalet, mposht Skënderbeun dhe shënon fitoren e tretë radhazi

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al