Sunday, August 30, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

Ndezi zjarrin në fshatin Tërbaç që u përhap në Vranisht; pranga 25-vjeçarit në Himarë

timoni.al by timoni.al
August 29, 2026
in Lajmi Fundit
0
Ndezi zjarrin në fshatin Tërbaç që u përhap në Vranisht; pranga 25-vjeçarit në Himarë
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Më datë 26.08.2026, në vendin e quajtur “Lugu i Thatë”, në fshatin Tërbaç të Njësisë Administrative Himarë, ka rënë zjarr që u përhap edhe në territorin e fshatit Vranisht. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë shkuan menjëherë në vendngjarje dhe, së bashku me forcat zjarrfikëse, morën masa për përballimin e situatës dhe vënien nën kontroll të flakëve.

Si pasojë e përhapjes së zjarrit u dëmtua një sipërfaqe e madhe toke të mbjellë, si dhe bimësi e egër dhe pyjore. Strukturat policore nisën menjëherë veprimet hetimore për përcaktimin e shkakut të zjarrit dhe identifikimin e autorit të dyshuar, duke grumbulluar dhe administruar provat materiale dhe informacionet e nevojshme për dokumentimin ligjor të ngjarjes.

Përmes veprimeve hetimore të thelluara u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të zjarrvënies: shtetasi A. B., 25 vjeç, banues në fshatin Tërbaç. Pas përfundimit të veprimeve hetimore, ky shtetas u arrestua dhe materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë i bën thirrje qytetarëve që të mos ndezin zjarre për djegien e mbetjeve apo për qëllime të tjera, duke theksuar se përhapja e flakëve mund të sjellë pasoja të rënda për jetën, pronën dhe mjedisin. Po ashtu, Policia fton qytetarët të denoncojnë çdo rast zjarrvënieje apo paligjshmërie tjetër në numrin 112, duke garantuar anonimat të plotë, reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.

Në përpjekjet për shmangien e incidenteve të ngjashme, autoritetet kombinojnë ndërhyrjen e zjarrfikësve me hetimet policore për të përcaktuar shkaqet dhe për të ndëshkuar përgjegjësit sipas legjislacionit në fuqi.

Previous Post

Champions League në Top Channel: Zbardhet kalendari i fazës së ligës, sezoni nis me Real Madrid-Inter

Next Post

Ti ke probleme me formimin: Gara për Prokurorin e Përgjithshëm solli përplasje në KLP; shqyrtimi i pesë kandidatëve shtyhet

Next Post
Ti ke probleme me formimin: Gara për Prokurorin e Përgjithshëm solli përplasje në KLP; shqyrtimi i pesë kandidatëve shtyhet

Ti ke probleme me formimin: Gara për Prokurorin e Përgjithshëm solli përplasje në KLP; shqyrtimi i pesë kandidatëve shtyhet

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al