Është zbardhur kalendari i fazës së ligës së UEFA Champions League 2026/27. Faza e ligës fillon më 8 shtator 2026 dhe përfundon më 27 janar 2027, me gjithsej 8 javë ndeshjesh.
Në javën e parë, më 8 shtator, spikatin përballjet Real Madrid–Inter, Porto–Manchester City dhe Borussia Dortmund–Villarreal. Më 9 shtator do të luhet Barcelona–Feyenoord, Liverpool–Atletico Madrid, Paris Saint-Germain–Slovan Bratislava dhe Napoli–Arsenal.
Java e dytë, më 13 tetor, sjell Inter–Manchester United, Galatasaray–Barcelona, Bayern Munich–Viking dhe Manchester City–PSG. Më 14 tetor luhet Roma–Real Madrid.
Në javën e tretë, më 20 tetor, vëmendjen marrin Manchester City–AEK, Liverpool–Villarreal dhe Porto–PSV Eindhoven, ndërsa më 21 tetor zhvillohet Real Madrid–RB Leipzig.
Java e katërt, më 3 dhe 4 nëntor, ka në program Manchester City–Paris Saint-Germain si përballjen kryesore, si dhe Barcelona–Aston Villa, Borussia Dortmund–Real Madrid dhe Liverpool–Fenerbahçe.
Në javën e pestë, më 24 nëntor do të luhet Arsenal–Borussia Dortmund, Manchester City–Napoli dhe Real Madrid–PSV Eindhoven. Më 25 nëntor spikatin PSG–Roma, Liverpool–Club Brugge dhe Barcelona–Sabah FC.
Dy javët e fundit të fazës së ligës po ashtu rezervojnë përballje të rëndësishme. Më 8 dhjetor, Barcelona pret Manchester Cityn, ndërsa Aston Villa–PSG është një tjetër duel i rëndësishëm. Më 9 dhjetor luhet Arsenal–Real Madrid, Borussia Dortmund–Inter dhe Liverpool–Porto.
Java e shtatë, më 19 dhe 20 janar 2027, përfshin Inter–Liverpool, Aston Villa–Borussia Dortmund, Manchester United–Bayern Munich, Sporting–Barcelona dhe Real Madrid–LASK.
Faza e ligës mbyllet më 27 janar 2027 me një mbrëmje ndeshjesh ku spikatin Barcelona–Como, Bayern Munich–Real Betis, PSG–Galatasaray, Liverpool–RC Lens, Manchester City–Sporting dhe Villarreal–Manchester United.
Spektakli më i madh i futbollit europian do të jetë ekskluzivisht në ekranin e Top Channel. Për ndjekësit shqiptarë, çdo javë Top Channel do të transmetojë ndeshjen më të mirë të javës, duke sjellë përballjet kryesore të Champions League.

