Wednesday, August 12, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home LAJME

:LIVE/ Situatë rëndë rreth Tiranës — zjarret përhapen shpejt në kodra/pyje; Lura digjet 48-orë, 10 vatra aktive në vend

timoni.al by timoni.al
August 12, 2026
in LAJME
0
:LIVE/ Situatë apokaliptike rreth Tiranës, zjarret përhapen shpejt në kodra e pyje; Lura digjet prej 48 orësh
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu gjatë orëve të pasdites zonën e Priskës së Madhe, fshatin Daias në Tiranë. Flakët, të favorizuara nga era, u përhapën me shpejtësi dhe tymi mbuloi gjithë zonën. Zjarrfikësit vijojnë të luftojnë me flakët, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forca të ndryshme zjarrfikëse dhe një helikopter i Forcës Ajrore që po punojnë për vendosjen e zjarrit nën kontroll. Raportohet se nuk ka probleme për banesat, pasi zona e përfshirë është kryesisht me bimësi të dendur dhe shkurre.

Situata u përkeqësua gjatë pasdites edhe në fshatin Abazë të Krujës, ku bashkia urdhëroi evakuimin e banorëve për shkak të rrezikut nga flakët. Atëvendje zjarri po favorizohet po ashtu nga era e fortë dhe rrezikon shtëpitë, ndaj në terren po punojnë dhjetëra forca zjarrfikëse dhe helikopterë.

Zjarri po vazhdon prej disa ditësh edhe në zonën e Lurës, në Dibrë, ku po digjen sipërfaqe të mëdha toke. Në Lurë mbi 20 forca të emergjencave kombinuar me banorë lokalë po ndërmarrin operacione për shuarjen e flakëve dhe për të parandaluar përhapjen e tyre drejt banesave dhe infrastrukturës.

Sipas raporteve deri në orën 17:00 ishin aktive dhjetë vatra zjarri në qarqet Tiranë, Fier, Durrës, Gjirokastër, Dibër dhe Korçë. Forcat e emergjencave vazhdojnë operacionet në terren duke përdorur burime tokësore dhe ajrore, ndërkohë që autoritetet lokale kanë marrë masa evakuimi apo koordinimi për të mbrojtur banorët dhe objektet e rrezikuara.

Lufta me zjarret vijon në kushte të vështira, me ndërhyrje të pandërprerë të ekipeve zjarrfikëse dhe bashkëpunim me komunitetet lokale për shuarjen dhe kontrollin e flakëve. (Top Channel)

Previous Post

:LIVE/ Situatë apokaliptike rreth Tiranës, zjarret përhapen shpejt në kodra e pyje; Lura digjet prej 48 orësh

Next Post

Formacionet zyrtare në finaljen e parë të sezonit: si rreshtohen PSG-Aston Villa; ndeshja live në Top Channel

Next Post
Formacionet zyrtare në finaljen e parë të sezonit: si rreshtohen PSG-Aston Villa; ndeshja live në Top Channel

Formacionet zyrtare në finaljen e parë të sezonit: si rreshtohen PSG-Aston Villa; ndeshja live në Top Channel

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al