Thursday, August 13, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home LAJME

Ekskluzive: Deportuari i amerikanëve, i akuzuari për tre vrasje, dorëzon kërkesë lirimi; Sokol Hoxha, 25 vjet në arrati

timoni.al by timoni.al
August 12, 2026
in LAJME
0
Ekskluzive/ Sokol Hoxha, i akuzuari për tre vrasje, dorëzon kërkesë: Më nxirrni, kam qenë 25 vjet në arrati
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjashtë ditë pas deportimit të tij në Shqipëri nga marshallët e ambasadës amerikane dhe agjencia federale ICE, Sokol Hoxha i është drejtuar gjykatës me kërkesën për t’u liruar. Burime të sigurta për gazetaren e Top Channel, Anila Hoxha, bëjnë me dije se i dënuari në Shqipëri për vrasjen e vëllezërve Ilirjan dhe Hektor Banaj ka depozituar kërkesën në Gjykatën e Fierit. Përmes avokatëve ai pretendon se vendimi kundër tij është i parashkruar, pasi ka jetuar në arrati për më shumë se 25 vite, dhe për këtë arsye duhet të lirohet. Shorti është hedhur dhe çështja do të shqyrtohet më 16 shtator në këtë gjykatë.

Sokol Hoxha, i sjellë në Shqipëri pas një hetimi ndërkombëtar që zbuloi se ai po fshihej në disa shtete, kërkohet gjithashtu në Belgjikë për vrasjen e Brunilda Dervishit. Autoritetet belge nuk kanë dorëzuar kërkesë për ekstradimin e tij në Belgjikë. Hoxha, i cili pas arratisë që filloi në 1997 u zbulua në SHBA me identitet kosovar, mbahet në paraburgimin 313. Komunikimin e vendimit shqiptar e ka bërë një oficer i policisë gjyqësore, ndërsa prokuroria e përgjithshme ka njoftuar autoritetet belge, me sugjerimin që dënimin me burgim të përjetshëm për vrasjen e Dervishit ta vuajë në Shqipëri.

Në dosjen e Brukselit, e vënë në dispozicion të gazetares së Top Channel, përmendet se Brunilda Dervishi u martua në Elbasan me të dyshuarin një muaj para se të vritej. Çifti udhëtoi drejt Belgjikës dhe në gusht 1997, një ditë para se ajo të vritej, viktima telefonoi prindërit duke shprehur shqetësim se bashkëshorti donte ta vriste. Më pas prindërit u telefonuan edhe nga Hoxha, i cili kërkoi adresën ku ndodhej vajza. Sipas hetimeve, autori e gjeti viktimën në lokalin “Ship shops” në Bruksel dhe aty ajo u qëllua për vdekje; viktima ishte në shoqërinë e një shqiptari tjetër. Autoritetet e identifikuan Hoxhën nga numri i telefonit me të cilin ai komunikoi me prindërit, numër që i përkiste një shtetaseje me inicialet A.Z., e cila ushtroi prostitucion në Bruksel. Gjatë kontrollit të banesës së kësaj shtetaseje, dyshohetive se ajo është larguar në Britani me identitet të rremë, u gjet një dokument identifikimi grek me fotografi të të dyshuarit.

Previous Post

Ekskluzive/ Sokol Hoxha, i akuzuari për tre vrasje, dorëzon kërkesë: Më nxirrni, kam qenë 25 vjet në arrati

Next Post

Gjoba për mos-paraqitjen e raportit financiar, aleati i PD ankohet në KQZ: Përgjegjësi i koalicionit, jo i partisë

Next Post
Gjoba për mos-paraqitjen e raportit financiar, aleati i PD ankohet në KQZ: Përgjegjësi i koalicionit, jo i partisë

Gjoba për mos-paraqitjen e raportit financiar, aleati i PD ankohet në KQZ: Përgjegjësi i koalicionit, jo i partisë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al