Thursday, July 23, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

Fiks Fare/ Skandal me KEMP: I prenë pagesën paraplegjikes për mungesë skaneri; shpërthen neurologu, është sëmundje kronike

timoni.al by timoni.al
July 22, 2026
in Lajmi Fundit
0
Fiks Fare/ Skandal me KEMP: I prenë pagesën paraplegjikes për mungesë skaneri; shpërthen neurologu, është sëmundje kronike
0
SHARES
15
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një rast i denoncuar në redaksinë e emisionit Fiks Fare ngrit pikëpyetje mbi trajtimin e personave me aftësi të kufizuara. Antonjeta Pera, drejtoreshë ekzekutive e një organizate për personat me aftësi të kufizuara në Shkodër, thotë se gjatë punës në terren ka identifikuar një grua paraplegjike që në vitin 2023 përfitonte KEMP-in me grup të parë dhe shoqërues, pasi lëviz vetëm me karrocë. Një vit më vonë, pagesa iu ndërpre pasi, sipas dokumentacionit zyrtar, ajo nuk kishte dorëzuar një skaner.

Pacientja tregon se ka kryer disa skanime më parë, ndërsa hera e fundit i shkaktoi dhimbje të forta dhe një gjendje të rënduar fizike, nga e cila i duhen rreth tre muaj për t’u rikuperuar. Ajo thotë gjithashtu se ka materiale metalike në këmbë dhe refuzon të përsërisë ekzaminimin vetëm për qëllime administrative. Në fjalën e saj: “Unë nuk lëviz dot. Jam vetëm. Mezi ndërrohem, mezi kujdesem për veten. Fëmijët i kam jashtë shtetit. Kërkoj vetëm atë që më takon.”

Pera shton se gruaja ka kaluar një jetë sakrificash, madje ka dhuruar gjak qindra herë për të siguruar të ardhura për familjen, dhe sot përballet me humbjen e të vetmes mbështetje ekonomike. Redaksia u interesua pranë zyrës së Shërbimit Social në Shkodër, ku u konfirmua se vendimi për ndërprerjen e pagesës është marrë nga KEMP-i Epror dhe se arsyeja e dokumentuar ishte “mungesë dokumentacioni”, konkretisht mosdorëzimi i skanerit.

Mjeku neurolog Genci Nurja e konsideron të pajustifikuar kërkesën për skaner te një paciente me paraplegji kronike. Ai shprehet se skaneri duhet të kryhet vetëm kur ka indikacion mjekësor, pra nëse ka ndryshim të gjendjes shëndetësore, dhe jo për procedura burokratike, duke theksuar se kjo nuk është një çështje e izoluar dhe se shumë pacientë përballen me të njëjtin problem gjatë rivlerësimeve të KEMP-it.

Në një përgjigje zyrtare për Fiks Fare, Shërbimi Social Shtetëror konfirmon ndërprerjen e pagesës për mosdorëzimin e skanerit, por nuk ka dhënë përgjigje nëse komisioni mjekësor e konsideron të “shëruar” pacienten. Rasti ngre pyetjen nëse mund t’i hiqet mbështetja financiare një personi me paraplegji kronike vetëm sepse refuzon një ekzaminim që, sipas mjekëve, nuk është i domosdoshëm për përcaktimin e diagnozës.

Previous Post

Operacion i madh në Spanjë: Policia zbulon arsenal me mbi 40 armë, 9 të arrestuar

Next Post

Arrestimi dhe dërgimi në burg i 34-vjeçares me foshnjën, reagon Drejtoria e Burgjeve: Kemi hartuar plan individualizuar përkujdesjeje

Next Post
Arrestimi dhe dërgimi në burg i 34-vjeçares me foshnjën, reagon Drejtoria e Burgjeve: Kemi hartuar plan individualizuar përkujdesjeje

Arrestimi dhe dërgimi në burg i 34-vjeçares me foshnjën, reagon Drejtoria e Burgjeve: Kemi hartuar plan individualizuar përkujdesjeje

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al