Wednesday, July 22, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Arrestimi dhe dërgimi në burg i 34-vjeçares me foshnjën, reagon Drejtoria e Burgjeve: Kemi hartuar plan individualizuar përkujdesjeje

timoni.al by timoni.al
July 22, 2026
in KRYESORE
0
Arrestimi dhe dërgimi në burg i 34-vjeçares me foshnjën, reagon Drejtoria e Burgjeve: Kemi hartuar plan individualizuar përkujdesjeje
0
SHARES
21
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtoria e Burgjeve ka sqaruar vendosjen në IEVP Pojskë të një të dënuareje 34-vjeçare me inicialet D. S., e cila po vuante dënimin prej dy muajsh, së bashku me foshnjën e saj 11-muajshe. Autoritetet theksuan se veprimi është në përputhje me legjislacionin në fuqi që siguron mbrojtjen e të drejtave të nënave të privuara nga liria dhe interesin më të mirë të fëmijës. Gjatë procedurave të pranimit, shtetasja D. S. ushtroi të drejtën e parashikuar në Ligjin nr. 81/2020 “Për të Drejtat dhe Trajtimin e të Dënuarve me Burgim dhe të Paraburgosurve” dhe në Rregulloren e Përgjithshme të Burgjeve për të mbajtur pranë saj fëmijën nën moshën tre vjeç. Pas përfundimit të procedurave ligjore dhe administrimit të dokumentacionit përkatës, foshnja u vendos në ambientet e posaçme të institucionit, jashtë regjimit të brendshëm, të përshtatura për qëndrimin e nënave me fëmijët e tyre. Për dy jetimët, institucioni hartoi një plan individualizuar përkujdesjeje që përfshin masat e sigurisë, kujdesin shëndetësor, furnizimin me ushqim sipas nevojave, si dhe mbështetjen psikologjike dhe sociale. Zbatimi i këtij plani monitorohet nga stafi multidisiplinar i institucionit me synimin e garantimit të mirëqenies së nënës dhe fëmijës dhe të respektimit të të drejtave të tyre, në përputhje me legjislacionin dhe standardet në fuqi.

Previous Post

Fiks Fare/ Skandal me KEMP: I prenë pagesën paraplegjikes për mungesë skaneri; shpërthen neurologu, është sëmundje kronike

Next Post

Trump kërcënon Iranin: Do të godasim ura dhe termocentrale nëse vazhdoni t’i qëlloni anijet tregtare

Next Post
Trump kërcënon Iranin: Do të godasim ura dhe termocentrale nëse vazhdoni t’i qëlloni anijet tregtare

Trump kërcënon Iranin: Do të godasim ura dhe termocentrale nëse vazhdoni t’i qëlloni anijet tregtare

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al