Friday, May 22, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home LAJME

Ekskluzive: Goxhaj: Na rrahën dhe na qëlluan me armë, aktivisti shqiptar në Top Channel — Bëheshin paqësorë kur…

timoni.al by timoni.al
May 22, 2026
in LAJME
0
Ekskluzive: Goxhaj: Na rrahën dhe na qëlluan me armë, aktivisti shqiptar në Top Channel — Bëheshin paqësorë kur...
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Baki Goxhaj, i vetmi shqiptar në flotiljen humanitare që nisej drejt Gazës, u kthye në atdhe pas ndërprerjes së misionit. Flotilja përbëhej rreth 400 njerëzish nga 50 kombësi dhe kishte për qëllim dërgimin e ndihmave në ushqime dhe medikamente. Misioni u ndërpre pasi anija e tyre, në ujërat ndërkombëtare të Mesdheut, u ndalua nga forcat izraelite.

Goxhaj i rrëfeu Top Channel se për gati tri ditë përjetoi dhunë gjatë ndalimit: “Qëlluan me armë na detyruan të ndalojmë. Na çuan në një anije burg. Ushtarët na dhunonin në grup. Grushte e shkelma me qyta armësh na poshtëronin na mbanin kokën poshtë”. Pamjet e aktivistëve të ndaluar bënë xhiron e mediave ndërkombëtare, ndërsa anija ku mbaheshin u vizitua nga ministri i Brendshëm izraelit Itamar Ben-Gvir. Goxhaj tha se ndodhej në të njëjtin ambient, por shtoi se izraelitët u kujdesën që dhuna të mos kapet në kamera: “Kur kishte civile dhe kamera ishin paqësor. Kur mbeteshim vetëm me ushtare dhunoheshim. Pyetja më e shpeshtë ishte pse shkelët ligjin izraelit”.

Sipas tij, pjesëmarrja në këtë organizim u prezantua online dhe përfshinte trajnime. Qëllimi kryesor i flotiljes ishte hapja e një korridori humanitar, e vështirë për t’u arritur për shkak të pengesave nga forcat izraelite, si dhe rritja e solidaritetit botëror për çështjen e Palestinës. Goxhaj gjithashtu deklaroi se një nga arsyet kryesore ishte “t’i japë një shuplakë qeverisë tonë e cila është bashkëpunëtore në gjenocide”.

Më shumë se 400 aktivistë të flotiljes u deportuan nga Izraeli, përfshirë edhe Goxhajn. Ai tha se gjatë ndalimit kontaktoi me ambasadoren shqiptare në Izrael, e cila i dha mbështetje, dhe më pas me konsullin shqiptar në Stamboll. Goxhaj mbërriti paraditen e së premtes në Shqipëri, ku iu bashkua bashkëshortes dhe dy djemve të tij. Burimi: Top Channel.

Previous Post

Drejtoresha e Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së jep dorëheqjen, letër Trump-it: Bashkëshorti im me kancer; largohem nga jeta publike

Next Post

Opinion nga Auron Tare: Qeveria e Japonisë

Next Post
Opinion nga Auron Tare: Shqiptarët e sotëm dhe burimet e ujit

Opinion nga Auron Tare: Qeveria e Japonisë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al