Tuesday, May 12, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

Precedenti me Bylisin dhe vendi vakant në Kategorinë e Parë, FSHF e vendos me play-off mes dy ekipeve

timoni.al by timoni.al
May 12, 2026
in Lajmi Fundit
0
Precedenti me Bylisin dhe vendi vakant në Kategorinë e Parë, FSHF e vendos me play-off mes dy ekipeve
0
SHARES
15
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

KF Bylis përfundoi Kampionatin e Kategorisë Superiore në vendin e 9-të dhe zbret në Kategorinë e Parë, ndërsa skuadra e dytë e klubit, KF Bylis B, fitoi ndeshjet e play-off të Kategorisë së Dytë. Sipas Nenit 24.7 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, pjesëmarrja e dy ekipeve nga i njëjti klub në të njëjtën kategori nuk lejohet. Neni 24.8 specifikon se në rast se ekipi “A” zbret në kategorinë ku ndodhet ekipi “B”, ekipi “B” zbret automatikisht një kategori më poshtë.

Për pasojë, pavarësisht rezultateve sportive të arritura nga KF Bylis B, ky ekip nuk mund të marrë pjesë në Kategorinë e Parë dhe do të rikthehet në Kategorinë e Dytë për sezonin sportiv 2026/27. Rregulloret parashikojnë pasojën për KF Bylis B, por nuk përcaktojnë mënyrën e plotësimit të vendit vakant në Kategorinë e Parë në një situatë të tillë. Sipas Nenit 41 të Statutit të FSHF, çështja kalon për shqyrtim te Komiteti Ekzekutiv i Federatës.

Pas propozimeve nga Komisioni i Ligave dhe Garave dhe Komisioni Ligjor, Komiteti Ekzekutiv vendosi zhvillimin e një ndeshjeje të vetme play-off ndërmjet KF Kukësi dhe KF Butrinti, në territor asnjanës, për të përcaktuar ekipin që do të marrë pjesë në Kategorinë e Parë në sezonin sportiv 2026/27. Kjo ndeshje shërben për të zgjidhur mbushjen e vendit vakant që lindi pas zbritjes së KF Bylis.

Detajet mbi datën, orarin dhe stadiumin e zhvillimit të ndeshjes play-off do të bëhen publike më vonë nga Departamenti i Garave i FSHF. Burimi: Top Channel.

Previous Post

NBA: Mbyllje e karrierës apo vetëm lamtumirë nga Lakers? LeBron James prononcohet për të ardhmen

Next Post

PD paraqet amendamente për rezolutën e integrimit në BE: Forcim kontrolli parlamentar mbi qeverinë, ndarje shtet-parti

Next Post
PD kallëzon Lamallarin dhe drejtor Policisë për heqje paligjshme lirie, shpërdorim detyre e pengim tubimesh pas 17 prillit

PD paraqet amendamente për rezolutën e integrimit në BE: Forcim kontrolli parlamentar mbi qeverinë, ndarje shtet-parti

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al