Saturday, May 2, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home LAJME

Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, nafta dhe benzina ulen

timoni.al by timoni.al
May 2, 2026
in LAJME
0
Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, ulet çmimi i naftës — ja sa do shitet benzina
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Bordi i Transparencës, në mbledhjen e datës 2 Maj 2026, vendosi kufizime të çmimeve për nënproduktet e naftës. Çmimi maksimal i shitjes me pakicë për nënproduktin gazoil, i standardit SSH EN 590, u vendos të jetë jo më shumë se 206 lekë/litri, ndërsa çmimi i shitjes me shumicë jo më shumë se 194 lekë/litër. Për nënproduktin benzinë, çmimi maksimal i shitjes me pakicë u përcaktua të jetë jo më shumë se 184 lekë/litër, ndërsa çmimi i shitjes me shumicë jo më shumë se 172 lekë/litër.

Çmimet e caktuara hyjnë në fuqi më datë 2 Maj 2026, ora 16:00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. Bordi tërheq vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës për detyrimin e zbatimit të këtij vendimi. Në rast të shkeljeve të konstatuara, parashikohet pezullimi i aktivitetit të operatorëve përkatës.

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, së bashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, deklarohen të angazhuara për mbrojtjen e interesave të konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjen e parimeve të konkurrencës së ndershme në treg.

Sqarim lidhur me Aktin Normativ nr. 1, datë 3.4.2026: në këtë akt është parashikuar se në rast se çmimi i shitjes me pakicë për gazoilin është më i lartë se 220 lekë/litër, apo për benzinën më i lartë se 200 lekë/litër, zbatohet niveli 80% i akcizës. Bazuar në metodologjinë për llogaritjen e çmimeve tavan të shitjes me pakicë, çmimet e vendosura nga Bordi janë nën kufirin e përcaktuar me Aktin Normativ nr. 1, datë 3.4.2026, dhe për rrjedhojë niveli i akcizës do të zbatohet i plotë, 100%.

Previous Post

Na ishte njëherë spektakli i Milanit…kur përmbyset bota kuqezi

Next Post

Policia fut në rrjetë Elbasanin, Librazhdin dhe Përrenjasin; zbardhen detajet e operacionit antidrogë

Next Post
Policia fut në rrjetë Elbasanin, Librazhdin dhe Përrenjasin; zbardhen detajet e operacionit antidrogë

Policia fut në rrjetë Elbasanin, Librazhdin dhe Përrenjasin; zbardhen detajet e operacionit antidrogë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al