Monday, June 22, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

Traktoristi nga Kukësi trashëgon traditën e punës së tokës, në bujqësi prej 30 vitesh

timoni.al by timoni.al
April 26, 2026
in Lajmi Fundit
0
Traktoristi nga Kukësi trashëgon traditën e punës së tokës, në bujqësi prej 30 vitesh
0
SHARES
16
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në verilindje të Shqipërisë, në Kukës, puna e Haki Elezit fillon herët në mëngjes mes zhurmës së traktorëve dhe punës në ara. Për më shumë se 30 vjet ai merret me bujqësi, duke punuar jo vetëm tokat e veta, por edhe ato të dhjetëra familjeve në zonë. Në përditshmërinë e tij hyjnë plugimi, frezimi, lidhja e dengave të barit dhe transporti, punë për të cilat përdor tre traktorë Zetor: “Kam tre zetorë dhe me ta punoj gjithë zonën,” thotë ai.

Me këtë punë Hakiu ka siguruar të vetmet të ardhura për familjen e tij dhe ka rritur tre djem. Dy prej tyre kanë ndjekur të njëjtin zanat, duke vazhduar punën bujqësore të babait, ndërsa i treti vijon studimet. Megjithatë, edhe pas përkushtimit të gjatë, sfidat përbëjnë pjesë të përditshme të jetës së tij. Gjatë tri dekadave të punës, ai ka përfituar mbështetje vetëm dy herë, në vitet 2002 dhe 2007, ndihma që i ka ardhur shumë larg në kohë.

Probleme të tjera që e penalizojnë Hakin janë mungesa e dokumenteve të tokës dhe burokracitë e ndryshme, të cilat, siç deklaron vetë, “na kanë lënë jashtë çdo skeme.” Kjo situatë ka bërë që çdo investim për përmirësimin e punës dhe për mirëmbajtjen e makinerive e të pajisjeve të bëhet me të ardhurat e familjes. Pavarësisht nga vështirësitë financiare dhe administrative, ai vazhdon çdo ditë të punojë tokën.

Në vijimësi Hakiu nuk vetëm që siguron jetesën e familjes, por edhe mban gjallë një traditë bujqësore që po përcillet tek brezat e rinj në familje. Angazhimi i tij është i drejtpërdrejtë në shërbim të komunitetit lokal, duke ofruar shërbime bujqësore për shumë familje në zonë dhe duke ruajtur një model pune që vazhdon të funksionojë me burime vetanake. Top Channel

Previous Post

Festivali Kombëtar i Shkencës: Rama — rriten financimet për start-upet dhe më shumë bashkëpunim me shkollat e mesme

Next Post

Nga Calciopoli te Çështja Rocchi: arbitrat sërish në baltë, futbolli italian drejt kaosit

Next Post
Nga Calciopoli te Çështja Rocchi: arbitrat sërish në baltë, futbolli italian drejt kaosit

Nga Calciopoli te Çështja Rocchi: arbitrat sërish në baltë, futbolli italian drejt kaosit

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al