Tuesday, April 21, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

Prokuroria Fierit kërkon konfiskimin e pasurive dënuarit për drogë në Itali: mbi 17.000m2 tokë, apartamente, kuota 5 shoqëri

timoni.al by timoni.al
April 21, 2026
in Lajmi Fundit
0
Prokuroria Fierit kërkon konfiskimin e pasurive dënuarit për drogë në Itali: mbi 17.000m2 tokë, apartamente, kuota 5 shoqëri
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier përfundoi hetimin pasuror në procedimin nr.1, datë 01.07.2025, dhe kërkon konfiskimin e pasurive që rezultuan të krijuara si pasojë e veprimtarive të dyshuara kriminale. Hetimi ka si objekt pasuritë në pronësi të shtetasve A.H., M.H., A.H., A.H. dhe K.H., si dhe pesë shoqërive tregtare në pronësi të tyre, ku është dokumentuar ekzistenca e pasurive të pajustifikuara nga burimet e ligjshme, përfshirë 5 apartamente, 2 njësi shërbimi, 16,719 m² tokë arë dhe kuotat e pesë shoqërive.

Sipas prokurorisë, ortaku i vetëm i shoqërisë “A…” sh.p.k., shtetasi A.H., deklaroi një financim të shoqërisë në shumën 100,072,890 Lek, që nuk justifikohet nga burime legjitime. Nëpërmjet kësaj shoqërie u krijuan edhe shoqëri të tjera mes anëtarëve të familjes. Hetimi vërteton kryerjen e veprimeve fiktive për të justifikuar këtë shumë, shumica jashtë sistemit bankar, në pagesa “cash” dhe përmes akteve jo noteriale, me qëllim shmangien e ndjekjes së origjinës ligjore të fondeve.

Shuma e pajustifikuar u përdor si bazë për zhvillimin e aktivitetit ekonomik të shoqërive, u reflektua në pasqyrat financiare si burim i ligjshëm, dhe më pas shërbeu për investime të ndryshme, përfshirë blerjen e automjeteve dhe shpërndarjen e të ardhurave në formë pagash dhe dividendesh. Këto të ardhura u reinvestuan në pasuri të paluajtshme dhe kuota shoqërish, duke krijuar një cikël ekonomik të mbështetur mbi një burim fillestar të pajustifikuar.

Hetimet gjetën se A.H., i dënuar në Itali për “Përfitim të të ardhurave që burojnë nga aktivitetet kriminale, drogë”, sillte në Shqipëri vlera monetare që vinin nga veprimtaria kriminale në fushën e narkotikëve. Gjithashtu, janë konstatuar shoferë të punësuar në shoqëritë e hetuara duke sjellë vlera monetare të padeklaruara në kufi.

Në përfundim, Prokuroria Fier kërkon konfiskimin e pasurive të paluajtshme në emër të A.H. dhe M.H. (apartamente dhe njësi shërbimi në Bashkinë Fier, Tiranë dhe Vlorë), tokave arë në Fier në emër të shoqërive “A…” sh.p.k. dhe “A I” sh.p.k., apartamente në emër të K.H., si dhe kuotave të pesë shoqërive të përfshira. Prokuroria shpreh angazhimin për ndjekjen me prioritet të identifikimit dhe konfiskimit të pasurive që rrjedhin nga aktiviteti kriminal.

Previous Post

Veliaj kërkon nga Gjykata Administrative transmetimin live të seancave të gjyqit; detyrim për transparencë ndaj publikut

Next Post

Muriqi arrin marrëveshje paraprake për rikthim në Stamboll në vorbullën e merkatos

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Zgjidhet misteri i vjedhjes së eshtrave në varrezat e Lushnjës, kush është 36-vjeçari që hapi tunel nën dhé

Zgjidhet misteri i vjedhjes së eshtrave në varrezat e Lushnjës, kush është 36-vjeçari që hapi tunel nën dhé

April 21, 2026
Vodhën eshtrat e gruas që vdiq para 17 vitesh, TCh siguron pamjet si hajdutët hapën tunelin nën dhé

Sot jepet vendimi për tre autorët e vrasjes së Liridona Ademajt, familjarët e viktimës mbërrijnë në sallë

Rregulla të reja të BE-së: nga 2027 ndryshon përbërja dhe bateritë bëhen të zëvendësueshme

Lajmi Fundit

Zgjidhet misteri i vjedhjes së eshtrave në varrezat e Lushnjës, kush është 36-vjeçari që hapi tunel nën dhé

by timoni.al
April 21, 2026
0

Rreth orës 10:00, roja i varrezave të qytetit të Lushnjës, i identifikuar me inicialet O. R., konstatoi dëmtime në pjesën...

Read moreDetails
Vodhën eshtrat e gruas që vdiq para 17 vitesh, TCh siguron pamjet si hajdutët hapën tunelin nën dhé

Vodhën eshtrat e gruas që vdiq para 17 vitesh, TCh siguron pamjet si hajdutët hapën tunelin nën dhé

April 21, 2026
Sot jepet vendimi për tre autorët e vrasjes së Liridona Ademajt, familjarët e viktimës mbërrijnë në sallë

Sot jepet vendimi për tre autorët e vrasjes së Liridona Ademajt, familjarët e viktimës mbërrijnë në sallë

April 21, 2026
Rregulla të reja të BE-së: nga 2027 ndryshon përbërja dhe bateritë bëhen të zëvendësueshme

Rregulla të reja të BE-së: nga 2027 ndryshon përbërja dhe bateritë bëhen të zëvendësueshme

April 21, 2026
Fazë vendimtare e negociatave, Gonzato: BE i përkushtuar të mbështesë Shqipërinë, takim me operatorët ushqimorë

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Zgjidhet misteri i vjedhjes së eshtrave në varrezat e Lushnjës, kush është 36-vjeçari që hapi tunel nën dhé

Zgjidhet misteri i vjedhjes së eshtrave në varrezat e Lushnjës, kush është 36-vjeçari që hapi tunel nën dhé

April 21, 2026
Vodhën eshtrat e gruas që vdiq para 17 vitesh, TCh siguron pamjet si hajdutët hapën tunelin nën dhé

Vodhën eshtrat e gruas që vdiq para 17 vitesh, TCh siguron pamjet si hajdutët hapën tunelin nën dhé

April 21, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al