Tuesday, June 2, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

Detaje nga dosja e call centerave: Identiteti i përfituesve të mbi 8 milionë dollarëve në kriptovaluta dhe konvertimi i tyre në para

timoni.al by timoni.al
April 16, 2026
in Lajmi Fundit
0
Detaje nga dosja e call centerave: Identiteti i përfituesve të mbi 8 milionë dollarëve në kriptovaluta dhe konvertimi i tyre në para
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zbulohen detaje të reja lidhur me mashtrimin në tre call center-a në Tiranë, ku dy shtetas, Mateo Hoxha dhe Tedi Agastra, kanë përfituar mbi 8 milionë dollarë në kriptovaluta. Sipas dosjes së siguruar nga gazetarja Anila Hoxha, autoritetet austriake kanë informuar se Hoxha dhe Agastra kanë përfituar respektivisht 3.219.915 dhe 4.811.154 dollarë.

Hetimi ka zbuluar se Tedi Agastra, në bashkëpunim me babanë e tij, Arbëror Agastra, i cili zotëron një zyrë këmbimi valutor, ka realizuar këmbimin e këtyre kriptovalutave. Autoritetet austriake kanë konfirmuar se ky rrjet call center-ash kishte lidhje me këta dy shtetas si përfitues të kriptovalutave.

Në kuadër të një procedimi tjetër, janë lëshuar 19 urdhër arreste për veprat penale të “Ushtrimi pa licencë të veprimtarive financiare” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Tedi Arbëror Agastra, njëri nga të arrestuarit, është identifikuar si bashkëpunëtor i babait të tij në zyrën “Alba Forex”, ku është dokumentuar këmbimi i kriptovalutave në para FIAT. Babai i tij është nën masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”.

Mateo Hoxha, gjithashtu, rezulton të jetë i njohur dhe punonjës i zyrës “Alba Forex” që nga dhjetori 2024. Në datën 20.01.2025, autoritetet austriake kanë marrë kallëzime të reja nga shtetas austriakë, të cilët janë kontaktuar nga këshilltarë financiarë të supozuar për të investuar në platformën “imctrading”. Transaksionet janë kryer në data të ndryshme dhe lidhen drejtpërdrejt me Hoxhën dhe Agastrën, të cilët gjatë vitit 2024 kanë marrë vlera të konsiderueshme në adresa kripto dhe më pas i kanë transferuar ato.

Previous Post

22-vjeçari kapet në Peshkopi duke tentuar të shesë drogë nga “Shqiponjat”

Next Post

29-vjeçari në Elbasan prangoset për aksidentin e shkaktuar në gjendje të dehur

Next Post
30-vjeçarja në Kamëz plagoset nga fqinji me armë; Policia: Ajo po qëndronte në oborr, më pas…

29-vjeçari në Elbasan prangoset për aksidentin e shkaktuar në gjendje të dehur

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al