Një 29-vjeçar, identifikuar si M. S., është arrestuar në Elbasan për shkak të drejtimit të automjetit në gjendje të dehur dhe shkaktimit të një aksidenti. Ngjarja ndodhi në aksin rrugor “Peqin-Elbasan”, ku M. S. përplasi automjetin e shtetasit F. P. Si pasojë e aksidentit, nuk ka pasur të lënduar, përveç dëmeve materiale. Policia e ka arrestuar M. S. në flagrancë për veprën penale që ka kryer.

