Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Bisceglie të Italisë, ku një çift ka humbur jetën pas rënies nga ballkoni i banesës së tyre gjatë një konflikti familjar. Viktimat janë identifikuar si Patrizia Lamanuzzi, 54 vjeçe, dhe Luigi Gentile, 61 vjeç. Të dy ata kanë ndërruar jetë në vendngjarje.
Forcat Carabinieri kanë mbërritur menjëherë për të hetuar rrethanat e incidentit. Autoritetet po shqyrtojnë disa pista, përfshirë mundësinë që Luigi të ketë shtyrë Patrizian, duke shkaktuar rënien e saj, ose që rënia të ketë ndodhur aksidentalisht gjatë një përplasje mes tyre. Hetimet vazhdojnë për të përcaktuar shkaqet e kësaj tragjedie.















