Wednesday, May 20, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

Zjarri në kompleksin e banimit, policia njofton: Katër të arrestuar, procedohet pronari i objektit

timoni.al by timoni.al
April 15, 2026
in Lajmi Fundit
0
Zjarri në kompleksin e banimit, policia njofton: Katër të arrestuar, procedohet pronari i objektit
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Prokurorinë, kanë arrestuar disa individë në lidhje me një zjarr që shpërtheu në një kompleks banimi në Rrugën e Dibrës. Të arrestuar janë: A. C., 54 vjeç, administrator i kompleksit, R. S., 54 vjeç, menaxhere e marketit, E. A., 66 vjeç, inxhinier drejtues, dhe A. F., 46 vjeç, administrator i subjektit që ka punuar për fasadën e kompleksit. Të gjithë ata janë akuzuar për “Shkeljen e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Po ashtu, është nisur hetimi për S. A. dhe E. M., punonjëse në market, për “Shkatërrimin e pronës nga pakujdesia”, si dhe për A. L., 48 vjeç, pronarin e kompleksit, dhe Sh. B., 41 vjeç, kontraktorin për ndërtimin e tij.

Hetimet paraprake sugjerojnë se zjarri ka rënë në ambientin e pasmë të marketit të menaxhuar nga R. S., ku ishin grumbulluar mbeturina që nuk ishin hequr. Po ashtu, A. C. dyshohet se nuk ka kryer veprimet e nevojshme për të kontrolluar masat mbrojtëse ndaj zjarrit.

Nga zjarri janë dëmtuar 11 individë, përfshirë punonjës të DPMZSh-së dhe banorë të pallatit, të cilët po marrin mjekim në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor vazhdon të punojë në vendngjarje për të përcaktuar dëmin material të shkaktuar nga zjarri.

Materialet procedurale janë dërguar në Prokurori për veprime të mëtejshme hetimore, duke vazhduar punën për të dokumentuar përgjegjësinë penale të të gjithëve të përfshirë në këtë rast.

Previous Post

Trump kritikon ashpër Melonin: “Nuk kemi të njëjtën marrëdhënie, ka qenë negative”

Next Post

Gruaja dhe burri humbin jetën në Itali, bien nga ballkoni i banesës, hetimet kanë nisur

Next Post
Gruaja dhe burri humbin jetën në Itali, bien nga ballkoni i banesës, hetimet kanë nisur

Gruaja dhe burri humbin jetën në Itali, bien nga ballkoni i banesës, hetimet kanë nisur

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al