Saturday, June 13, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

ERE bllokoi licencën e TEC-it të Bashkim Ulajt në Roskovec; po tenton t’u marrë ujin banorëve

Editor by Editor
November 23, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
ERE bllokoi licencën e TEC-it të Bashkim Ulajt në Roskovec; po tenton t’u marrë ujin banorëve
0
SHARES
64
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Bashkim Ulaj, me bekimin e Edi Ramës, shkel ligjin, mjedisin dhe ujin e banorëve, ndërsa një TEC i ndaluar në BE ndërtohet në mes të tokës bujqësore shqiptare për të prodhuar energji që shkon 90% në Greqi.
Edi Rama firmosi lejen për TEC-in me mazut në Roskovec, një projekt të refuzuar nga qeveria greke dhe i ndaluar nga tre konventa të BE-së. Enti Rregullator i Energjisë e licencoi me shpejtësi të dyshimtë, pavarësisht shkeljeve ligjore dhe mungesës së burimit të detyrueshëm ujor. Pas padive të shoqërisë civile, ERE u detyrua të pezullojë licencën, por kompania “Fier Thermoelectric” e Bashkim Ulajt ka nisur të grabisë ujin e pijshëm dhe atë bujqësor të fshatrave të Roskovecit, me bekimin e bashkisë dhe heshtjen e institucioneve. Ndërkohë, 90% e energjisë së prodhuar do të eksportohet në Greqi, duke e lënë ndotjen, rrezikun dhe pasojat mbi territorin dhe shëndetin e shqiptarëve. Shqipëria trajtohet si zonë eksperimentale për teknologji të ndaluara në Bashkimin Europian.

Më 18 dhjetor 2024, Edi Rama firmosi lejen për ndërtimin e TEC-it me mazut në Roskovec për kompaninë “Fier Thermoelectric”, në pronësi të oligarkut Bashkim Ulaj dhe kompanisë greke “GEK TERNA S.A.” të Efstathios Natsis dhe Georgios Kouvaris.

Më 26 maj 2025, pronarët e TEC-it i kërkuan Entit Rregullator të Energjisë (ERE) pajisjen me licencë prodhimi të energjisë elektrike, dhe brenda dy javësh, më 9 qershor, ERE e miratoi kërkesën, pavarësisht mangësive në dokumentacion, shkeljes së kritereve mjedisore dhe mungesës së një burimi të veçantë ujor, që është kusht ligjor për funksionimin e TEC-it.
Pas padive civile dhe kallëzimeve penale të shoqatave “Zharrëza” dhe “Shoqata e Bujqësisë Organike dhe Mjedisit”, Enti Rregullator i Energjisë filloi procedurat për anulimin e licencës së TEC-it.

Më 7 gusht 2025, me Vendimin Nr. 181, ERE pezulloi licencën e prodhimit deri në përfundimin e proceseve gjyqësore, dorëzimin e dokumenteve të plota dhe verifikimin e kushteve të detyrueshme mjedisore, përfshirë sigurimin e një impianti të veçantë furnizimi me ujë teknologjik.

Ligji e ndalon shprehimisht furnizimin e TEC-it me ujë nga rrjeti publik dhe nga burimet bujqësore, për të shmangur ndotjen nga mazuti dhe mbetjet toksike që TEC-i prodhon. Por kompania “Fier Thermoelectric”, në vend që të ndërtojë burimin dhe impiantin e vet të ujit, ka nisur një operacion ilegal për të marrë ujin e pijshëm dhe atë të bujqësisë nga banorët e zonës.

Bashkia Roskovec, e cila miratoi lejen pa konsultim publik, po i lejon kompanisë të ndërhyjë në rrjetin e ujësjellësit dhe të manipulojë burimet ujore të baseneve, duke grabitur ujin e fshatrave Suk-1, Suk-2, Arapaj, Strum, Velmish, Drenovicë, Samaticë, Rrëzë, Gorican, Kutalli etj.

Agjencia e Menaxhimit të Baseneve Ujore dhe Drejtoria e Ujësjellës-Kanalizimeve Fier nuk po ndërhyjnë, pasi e dinë se Bashkim Ulaj është i lidhur me kryeministrin Edi Rama, i cili i urdhëroi institucionet t’i përgatisnin dokumentet paraprake për lejen e TEC-it.
Skandali thellohet kur zbardhet një tjetër fakt: 90% e energjisë që do prodhojë TEC-i në Roskovec do të eksportohet në Greqi dhe vetëm 10% do të përdoret në Shqipëri.

Por ajo që e bën edhe më absurd projektin është se qeveria greke e ka refuzuar ndërtimin e këtij TEC-i në Janinë, për shkak të kundërshtimeve të banorëve dhe sepse e ndalojnë tre konventa europiane për mbrojtjen e mjedisit.

Ndërkohë, Edi Rama e pranoi të ndërtohej në Roskovec, duke e trajtuar Shqipërinë si territor eksperimentesh mjedisore dhe shqiptarët si popull të dorës së tretë.

Ky projekt është një ndër veprat më të pastra të kapjes së shtetit nga oligarkët: një TEC me mazut, teknologji e viteve ’70, i ndaluar në vendet e BE-së, që Rama e pranon me servilizëm të plotë si pjesë e pazarit të tij me klientët ekonomikë dhe me kompanitë e huaja që Shqipërinë e trajtojnë si zonë industriale pa standarde./Pamfleti

Previous Post

Vllaznia dhe Elbasani ndajnë vendin e parë, ndërsa Partizani siguron largohet nga play out-i; përditësimi i situatës pas javës së 12-të.

Next Post

“82 megavatë korrupsion”/ Bardhi publikon videon e “Piranjave” dhe pyet SPAK: Kush fshihet pas projektit 80 milionë euro të Ballukut?!

Next Post
“82 megavatë korrupsion”/ Bardhi publikon videon e “Piranjave” dhe pyet SPAK: Kush fshihet pas projektit 80 milionë euro të Ballukut?!

“82 megavatë korrupsion”/ Bardhi publikon videon e “Piranjave” dhe pyet SPAK: Kush fshihet pas projektit 80 milionë euro të Ballukut?!

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al