Saturday, June 13, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“82 megavatë korrupsion”/ Bardhi publikon videon e “Piranjave” dhe pyet SPAK: Kush fshihet pas projektit 80 milionë euro të Ballukut?!

Editor by Editor
November 23, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
“82 megavatë korrupsion”/ Bardhi publikon videon e “Piranjave” dhe pyet SPAK: Kush fshihet pas projektit 80 milionë euro të Ballukut?!
0
SHARES
75
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi pyet Prokurorinë e Posaçme se kush fshihet pas projektit 80 milionë euro të Belinda Ballukut për centralin fotovoltaik në Fier. Duke publikuar një video të emisionit “Piranjat”, Bardhi shkruan se fituesi i tenderi është punëtori i kompanisë “Salillari”.

REAGIM I KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, GAZMENT BARDHI

E pamundur të gjesh një projekt që mban firmën e Belinda Ballukut dhe të jetë në përputhje me ligjin! Pas cdo projekti miliona euro fshihen vetëm afera korruptive apo dyshime serioze për pastrim të parave të pista.

Belinda Balluku rezulton të ketë shpallur fituese kompaninë Albanian Solar Power për një leje gjigande për ndërtimin e centralit gjenerues prej 82 megavatësh të energjisë elektrike fotovoltaike, në fshatin Boçovë të Bashkisë Fier. Ky projekt me vlerë të paktën 80 milionë euro investim, rezulton se ka si përfitues shtetasin Engjëll Agalliu, një punonjës i thjeshtë i kompanisë “Salillari”, që nuk gëzon as kapacitetet teknike dhe as financiare për realizimin e një projekt të tillë.

Ky është një tjetër rast që dëshmon se Belinda Balluku është zyrtari më i korruptuar në historinë e shtetit shqiptar, pas shefit dhe avokatit të saj Edi Rama.

I takon Prokurorisë së Posaçme të mbajë përgjegjës për këtë paligjshmëri Belinda Ballukun dhe Edi Ramën, si dhe t’u tregojë shqiptarëve se kush fshihet pas emrit fiktiv të pronarit të kësaj kompanie dhe paratë e kujt po tentohen të pastrohen përmes këtij projekti 80 milion euro.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=315&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F702122659210056%2F&show_text=false&width=560&t=0

Previous Post

ERE bllokoi licencën e TEC-it të Bashkim Ulajt në Roskovec; po tenton t’u marrë ujin banorëve

Next Post

Sot në arrest shtëpie/ Nderi i fundit i Gjylit para arrestit: Mirëmbajtja e Qukës–Qafë Plloçë shkoi te vëllezërit Sako

Next Post
Sot në arrest shtëpie/ Nderi i fundit i Gjylit para arrestit: Mirëmbajtja e Qukës–Qafë Plloçë shkoi te vëllezërit Sako

Sot në arrest shtëpie/ Nderi i fundit i Gjylit para arrestit: Mirëmbajtja e Qukës–Qafë Plloçë shkoi te vëllezërit Sako

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al