Thursday, July 16, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home LAJME

28-vjeçari shqiptar, drejtues i grupit kriminal të trafikut të kokainës, dënohet me burg në Britaninë e Madhe

timoni.al by timoni.al
July 16, 2026
in LAJME
0
28-vjeçari shqiptar, drejtues i grupit kriminal të trafikut të kokainës, dënohet me burg në Britaninë e Madhe
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një 28-vjeçar shqiptar, Muharem Hekali, u dënua me tetë vjet burg në Britaninë e Madhe pasi u shpall fajtor për drejtimin e një grupi kriminal që merrej me furnizimin dhe shpërndarjen e kokainës. Hekali u dënua nga Gjykata e Boltonit, pasi pranoi akuzat për komplot për furnizim me drogë të klasit A, posedim të kokainës me qëllim shpërndarjeje dhe posedim të parave të përfituara nga aktiviteti kriminal.

Sipas autoriteteve, hetimet nisën në shtator 2025, kur gjatë një kontrolli në një banesë në Atherton u zbulua një ambient i përshtatur për përgatitjen dhe paketimin e kokainës. Në vendngjarje u sekuestruan qindra doza droge, peshore elektronike, mbi 9,000 paund cash dhe lista me organizimin e shpërndarësve. Analiza e telefonave celularë tregoi se Hekali drejtonte grupin kriminal, duke koordinuar shpërndarësit dhe furnizimin me drogë.

Pas arrestimit të tij në shkurt 2026, policia gjeti në banesën e Hekalit mbi 850 gramë kokainë të fshehur dhe rreth 5,000 paund të tjera. Autoritetet thanë se gjatë periudhës së aktivitetit kriminal Hekali kishte prodhuar mbi 53,000 doza kokaine, me një vlerë të përllogaritur në treg prej më shumë se 1.67 milionë paundësh.

Në të njëjtin operacion u përfshinë dhe u dënuan edhe dy bashkëpunëtorë: Nikolaos Giousoufidis dhe Christos Kompos. Të dy morën në muajin prill nga tre vite e gjysmë burg secili për përfshirje në të njëjtin rrjet të trafikut të kokainës. Dënimet bënë bazë mbi provat e mbledhura gjatë hetimeve, përfshirë sekuestrimet materiale, dokumentacionin dhe komunikimet telefonike që lidhnin Hekalin me drejtimin dhe organizimin e shpërndarjes së drogës.

Previous Post

Manovrat e Milanit: ëndrra e vërtetë e kuqezinjve për sulmin është Foden, por varet nga Leao

Next Post

Ministrja serbe bën deklaratë të rëndë për shqiptarët e Kosovës; Marta Kos: E habitshme që vazhdon në detyrë

Next Post
Ministrja serbe bën deklaratë të rëndë për shqiptarët e Kosovës; Marta Kos: E habitshme që vazhdon në detyrë

Ministrja serbe bën deklaratë të rëndë për shqiptarët e Kosovës; Marta Kos: E habitshme që vazhdon në detyrë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al