Thursday, October 1, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

2.6 mln euro të sekuestruara: Hasko, ortaku Bedinajt dhe molla e sherrit mes dy biznesmenëve në Palasë

timoni.al by timoni.al
October 1, 2026
in KRYESORE
0
2.6 mln euro të sekuestruara: Hasko, ortaku Bedinajt dhe molla e sherrit mes dy biznesmenëve në Palasë
0
SHARES
16
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kastriot Hasko, biznesmeni ndaj të cilit Prokuroria e Fierit sekuestroi këtë të enjte mbi 2.6 milionë euro dhe një automjet luksoz “Bentley”, rezulton të jetë i njëjti person që pak javë më parë u paraqit publikisht si pronar dhe trashëgimtar i tokës në Palasë, pronë që ishte në qendër të konfliktit mes biznesmenëve Vasil Bedinaj dhe Luan Muça. Prokuroria njoftoi se ka sekuestruar 2,610,195 euro, 1,865,076 lekë, 7,515 dollarë dhe një “Bentley Flying Spur” i prodhimit të vitit 2024, me vlerë të deklaruar blerjeje 250,000 euro. Hasko ndodhet nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe po hetohet për “Falsifikim të dokumenteve” dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”.

Hetimi i Prokurorisë së Fierit lidhet konkretisht me regjistrimin e sipërfaqeve të konsiderueshme të tokës në zonën e Semanit përmes dokumenteve që dyshohet se janë të falsifikuara. Emri i Haskos ishte bërë publik gjatë konfliktit të pronësisë në Palasë, që çoi në përplasjen mes Vasil Bedinajt dhe Luan Muçës. Pas përplasjeve, Hasko u shfaq në emisionin “Top Story”, ku deklaroi se ishte trashëgimtar dhe pronar i një prone prej 37 hektarësh, dhe se dokumentet e pronësisë ishin regjistruar në Hipotekë nga nëna e tij në vitet 1995–1996. Ai gjithashtu tha se kishte lidhur kontratë me biznesmenin Bedinaj për zhvillimin e pronës.

Dokumentacioni i pronës që Hasko pretendonte ishte një nga elementët kryesorë të konfliktit. Për projektin “Regina Collection Palasë” të kompanisë së Vasil Bedinajt, në dokumentacion ishte përfshirë një vërtetim hipotekor në emër të Kastriot Haskos dhe një kontratë ndërmjet pronarit të pasurisë dhe zhvilluesit. Nga ana tjetër, Luan Muça pretendonte se kishte blerë tokën për zhvillimin e investimit të tij dhe se një pjesë e sipërfaqes për të cilën pretendonte pala tjetër mbivendosej me pronën që ai zotëronte. Muça deklaroi se kishte investuar në Palasë që prej vitit 2019, kishte blerë rreth 97,000 metra katrorë tokë dhe më pas kishte marrë statusin e investitorit strategjik për projektin e tij.

Previous Post

Kryemadhi e revoltuar pas shtyrjes së gjyqit ndaj saj e Metës: është shpërdorur e drejta jonë për mbrojtje

Next Post

Alarm për fruthin në SHBA, vdekja e pestë në Pensilvani dhe rekord rastesh pas 35 vjetësh

Next Post
Alarm për fruthin në SHBA, vdekja e pestë në Pensilvani dhe rekord rastesh pas 35 vjetësh

Alarm për fruthin në SHBA, vdekja e pestë në Pensilvani dhe rekord rastesh pas 35 vjetësh

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al