Tuesday, May 19, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Zjarri në Parkun Kombëtar të Lurës vijon të jetë jashtë kontrollit, ndërhyrje nga ajri me helikopter

Editor by Editor
July 12, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Zjarri në Parkun Kombëtar të Lurës vijon të jetë jashtë kontrollit, ndërhyrje nga ajri me helikopter
0
SHARES
14
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prej më shumë se një jave, situata nga zjarri në Parkun Kombëtar të Lurës vijon të jetë kritike. Terreni i thyer dhe era e fortë kanë vështirësuar ndjeshëm përpjekjet e forcave të angazhuara për të izoluar vatrën, e cila mbetet ende aktive.

Flakët kanë përfshirë një zonë të thepisur të mbuluar me bimësi të rrallë, duke përfshirë drurë ahu, pisha dhe barishte. Për shkak të vështirësive në ndërhyrjen tokësore, këtë të shtunë është vënë në dispozicion një helikopter i Ministrisë së Mbrojtjes, që ka ndërhyrë nga ajri për të shuar flakët në zonat më të paarritshme.

Sipas informacioneve të fundit nga terreni, janë dy vatra aktive që vijojnë të përhapen të ndihmuara nga era. Pavarësisht përpjekjeve intensive, zjarri po përparon në mënyrë të rrezikshme, duke rrezikuar një sipërfaqe gjithnjë e më të madhe të parkut.

Në operacion janë angazhuar forca të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit (MZSH), të Administratës së Zonave të Mbrojtura (ADZM), punonjës të njësisë administrative Lurë, forca vullnetare si dhe efektivë të Forcave të Armatosura. Puna është përqendruar në izolimin e vatrave dhe frenimin e përhapjes.

Ende nuk ka një përllogaritje të saktë të dëmit, por vlerësimet paraprake flasin për disa hektarë pyje dhe sipërfaqe me bimësi të djegura. Autoritetet janë të shqetësuara për ndikimet afatgjata në mjedisin e parkut, i cili ka vlera të rëndësishme natyrore në nivel kombëtar.

Previous Post

Aksident në Tiranë, përplasen dy makina pranë rrethrrotullimit të Shkozës

Next Post

PAMJE TË RËNDA/ Efektivët tërheqin zvarrë banorin me aftësi ndryshe në Theth, banorët e tjerë i dalin në mbrojtje

Next Post
PAMJE TË RËNDA/ Efektivët tërheqin zvarrë banorin me aftësi ndryshe në Theth, banorët e tjerë i dalin në mbrojtje

PAMJE TË RËNDA/ Efektivët tërheqin zvarrë banorin me aftësi ndryshe në Theth, banorët e tjerë i dalin në mbrojtje

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al