Thursday, August 27, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

Zjarret në vend: 24 vatra sot, Ministria e Mbrojtjes: Katër ende aktive, 50 efektivë në terren

timoni.al by timoni.al
August 26, 2026
in Lajmi Fundit
0
Zjarret në vend: Ministria e Mbrojtjes: 32 vatra në 24h, 6 ende aktive; mbi 700 forca në terren
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Mbrojtjes njofton se deri në orën 20:00 janë raportuar 24 vatra zjarri në rang vendi; 4 prej tyre mbeten aktive, ndërsa 5 vatra janë nën mbikëqyrje. Për mbështetje të operacioneve janë angazhuar 50 efektivë të Forcave të Armatosura dhe 1 helikopter.

Vatrat aktive janë të përqendruara në katër pika:
– Qafë e Helmës, Bulqizë: po punohet për shuarjen e zjarrit në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha. Në terren janë angazhuar 23 forca operacionale nga MZSH Bulqizë dhe strukturat bashkiake. Sipas Ministrisë, nuk ka rrezik për zonat e banuara.
– Mali i Dardhës, Librazhd: zjarri vijon të djegë në brendësi, kryesisht në humus dhe trungje të dekompozuara; nuk rrezikohen banesat.
– Mali i Qukësit, Prrenjas: vijon puna për shuarjen e trungjeve të rrëzuara dhe bimësisë së ulët brenda vatrës; nuk ka rrezik për zonat e banuara.
– Drashovicë, Selenicë: po punohet për shuarjen e zjarrit në sipërfaqe pyjore me shkurre; në vend po operon 1 mjet zjarrfikës dhe 3 efektivë të MZSH Selenicë. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Në vatrat e tjera situata paraqitet e përmirësuar. Në Malin e Dajtit, reshjet e shiut izoluan vatrat dhe zona do të mbahet nën mbikëqyrje; gjatë ditës u angazhuan 38 forca operacionale bashkiake dhe 50 efektivë të Forcave të Armatosura. Në Sarandë, zjarri në kurorën e qytetit është vënë nën kontroll pas angazhimit të MZSH-ve, Policisë, FNSH-së, forcave bashkiake dhe një helikopteri të FA-së; edhe kjo zonë do të mbahet nën mbikëqyrje.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) vijon ndjekjen e situatës në të gjithë territorin në koordinim me prefekturat, bashkitë dhe strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile. Kapacitetet operacionale mbeten të angazhuara në terren dhe në gatishmëri për ndërhyrje, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe pasurisë së qytetarëve.

Previous Post

Live Champions League në Top Channel: Shqiptarët dominojnë play-offin, Arbër Hoxha shënon, tund rrjetën dhe Muriqi

Next Post

VIDEO/ Vedat Muriqi përsëri, Pirati i jep kryesimin Fenerbahçes ndaj Lyon

Next Post
VIDEO/ Vedat Muriqi përsëri, Pirati i jep kryesimin Fenerbahçes ndaj Lyon

VIDEO/ Vedat Muriqi përsëri, Pirati i jep kryesimin Fenerbahçes ndaj Lyon

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al