Tuesday, September 1, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Zjarret në Shqipëri: Katër vatra aktive në Dajt, Bulqizë, Mat e Skrapar; mbi 250 efektivë në terren

timoni.al by timoni.al
September 1, 2026
in AKTUALITET
0
Zjarret në Shqipëri: Katër vatra aktive në Dajt, Bulqizë, Mat e Skrapar; mbi 250 efektivë në terren
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Mbrojtjes njofton se në territorin e vendit janë raportuar 17 vatra zjarri; prej tyre 4 mbeten aktive, 2 janë nën mbikëqyrje dhe 11 janë shuar. Në terren për përballimin e situatës janë angazhuar 164 forca operacionale dhe 13 automjete zjarrfikëse, ndërsa Forcat e Armatosura po japin mbështetje me 90 efektivë dhe 2 helikopterë.

Vatrat aktive identifikohen në Dajt, Vajkal të Bulqizës, Lundre të Matit dhe Therepel të Skraparit. Në Dajt vijon puna drejt Qafë-Priskës me 68 forca të angazhuara; Ministria raporton se aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara dhe operacionet për izolimin dhe shuarjen e flakëve vazhdojnë në terren. Në Vajkal të Bulqizës zjarri po luftohet në terren shkëmbor, me mbi 13 hektar të përshkuara dhe 48 forca të angazhuara; sipas ministrisë nuk ka rrezik për banesat.

Në Lundre, bashkia Mat, situata sipas Ministrisë favorizohet nga era. Në këtë zonë janë angazhuar strukturat vendore, vullnetarë, 30 efektivë të Forcave të Armatosura dhe një helikopter. Në Therepel, Skrapar, në operacion marrin pjesë forca të MZSH nga Skrapari, Berati dhe Poliçani, vullnetarë, si dhe një helikopter i Forcave të Armatosura.

Vatrat në Qafën e Lugut–Vithkuq dhe malin e Qukësit–Prrenjas janë nën mbikëqyrje dhe nuk paraqesin rrezik për zonat e banuara, njofton ministria. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) vijon ndjekjen e pandërprerë të situatës në të gjithë territorin e vendit, në koordinim me prefekturat, bashkitë dhe të gjitha strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile.

Kapacitetet operacionale mbeten të angazhuara në terren dhe të gatshme për ndërhyrje aty ku situata e kërkon, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe pasurisë së qytetarëve, përfundon njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes.

Previous Post

Përshkallëzohen protestat, tubuesit kërkojnë të hyjnë në ambientet e Kryeministrisë; policia blindon godinën

Next Post

Protesta e 94-t në dy fronte, vijon tensioni; tubuesit përplasen me policinë në hyrjen e pasme të Kryeministrisë

Next Post
Protesta e 94-t në dy fronte, vijon tensioni; tubuesit përplasen me policinë në hyrjen e pasme të Kryeministrisë

Protesta e 94-t në dy fronte, vijon tensioni; tubuesit përplasen me policinë në hyrjen e pasme të Kryeministrisë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al