Sunday, September 6, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home LAJME

Zjarret në Shqipëri: 21 vatra të raportuara gjatë ditës, më problematike në Fier, Shkodër, Mat dhe Dajt

timoni.al by timoni.al
September 5, 2026
in LAJME
0
Zjarret në Shqipëri: 21 vatra të raportuara gjatë ditës, më problematike në Fier, Shkodër, Mat dhe Dajt
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Mbrojtjes publikoi përditësimin mbi situatën e zjarreve: gjatë 24 orëve të fundit u raportuan 21 vatra, nga të cilat 11 mbeten aktive, 5 janë nën mbikëqyrje dhe 5 janë fikur. Në terren janë angazhuar 587 forca operacionale vendore, 52 automjete zjarrfikëse, si dhe 550 efektivë dhe 7 automjete zjarrfikëse të Forcave të Armatosura. Mbështetja ajrore ka përfshirë 4 helikopterë dhe 1 avion Air Tractor.

Zona kryesore me vatra active përfshin Fierin (Drizë/Radostinë, Vadhizë, Peshtan dhe Levan), ku zjarri vazhdon të jetë aktiv. Për këtë sektor janë angazhuar 13 automjete zjarrfikëse, 4 autobote, 55 efektivë, 90 FP dhe 104 forca ushtarake, me mbështetje nga 1 helikopter dhe 1 Air Tractor. Në Shkodër, në Bardhaj, zjarri mbetet aktiv; operacioni përfshin 5 automjete zjarrfikëse, struktura vendore dhe mbështetje të Forcave të Armatosura me 1 automjet zjarrfikës dhe 1 helikopter.

Në Mat (Lundre dhe Madhesh) operacionet mbështeten edhe nga 30 efektivë të Forcave të Armatosura. Në Dajt, vatra vazhdon të jetë aktive; aty janë angazhuar 30 forca vendore dhe 50 efektivë të FA, dhe situata mbahet nën mbikëqyrje e nuk paraqet rrezik për zonat e banuara. Në Himarë, në lagjen “1 Maji”, zjarri u fik pas një angazhimi të gjerë që përfshiu 26 automjete zjarrfikëse, forca vendore, policore e vullnetare, 183 efektivë, 2 zjarrfikëse dhe 2 ambulanca, si dhe 2 helikopterë të Forcave të Armatosura. Raportohet djegia e 6 banesave, prej të cilave 3 të banuara, dhe evakuimi i 36 personave.

Vatra aktive raportohen edhe në Vajkal, Mallunxë–Lis, Gallatë, Kalivaç–Zimaj–Kashnjet, Krastë të Elbasanit, Iballë dhe Krepse, ndërsa në disa zona vijon mbikëqyrja. Në Mavrovë të Selenicës dhe në malin “Partizan” në Berat zjarret janë fikur. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ndjek në mënyrë të pandërprerë situatën në të gjithë territorin, në koordinim me prefekturat, bashkitë dhe strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile, ndërsa kapacitetet operacionale mbeten të angazhuara dhe në gatishmëri, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe pasurisë së qytetarëve.

Previous Post

Video/ Pas humbjes Broja përplaset me tifozin, sulmuesi: Kam qenë jashtë për një vit

Next Post

Nga ekrani televiziv te dënimi me vdekje, prezantuesja e njohur akuzohet për drejtimin e kartelit të drogës

Next Post
Nga ekrani televiziv te dënimi me vdekje, prezantuesja e njohur akuzohet për drejtimin e kartelit të drogës

Nga ekrani televiziv te dënimi me vdekje, prezantuesja e njohur akuzohet për drejtimin e kartelit të drogës

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al