Friday, August 28, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

Zjarret: 22 vatra në 24 orë, 3 mbeten aktive; helikopterët e Forcave të Armatosura në Tiranë, Bulqizë, Dibër

timoni.al by timoni.al
August 28, 2026
in Lajmi Fundit
0
Zjarri në Drenije të Patosit përparon drejt Gjinoqarës dhe Ngracies, ndërhyrje edhe nga ajri
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Mbrojtjes njofton se gjatë 24 orëve të fundit në territorin e vendit janë raportuar 22 vatra zjarri, nga të cilat 3 mbeten aktive dhe 4 janë nën mbikëqyrje. Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar në total 288 forca operacionale dhe 21 automjete zjarrfikëse, ndërsa Forcat e Armatosura kanë mbështetur operacionet nga ajri me 2 helikopterë, të angazhuar në 3 operacione.

Vatra aktive janë në Mali i Dajtit (Tiranë), Vajkal (Bulqizë) dhe Sllatinë (Dibër). Në Mali i Dajtit puna për shuarjen e zjarrit vazhdon në zonën mbi tunelet e Qafë Mollës. Në këtë operacion u angazhuan 20 forca zjarrfikëse dhe të AZM-së, si dhe 1 helikopter i Forcave të Armatosura; forcat operacionale vijojnë punën në terren. Në Vajkal zjarri mbetet aktiv në një sipërfaqe me shkurre dhe dëllinja në terren shkëmbor. Operacionit iu angazhuan 40 forca vendore dhe vullnetare, dhe për shkak të favorizimit të flakëve nga era u aktivizua edhe 1 helikopter i FA-së; gjatë ditës operacioni u përforcua me 20 efektivë të Forcave të Armatosura. Raportohet se nuk ka rrezik për zonat e banuara. Në Sllatinë vijon vatra aktive në një sipërfaqe pyjore me ah. Për shuarjen janë angazhuar 33 forca bashkiake, 5 forca të ADZM-së dhe 8 vullnetarë, gjithsej 46 forca, dhe për shkak të rrezikut të përhapjes drejt pyjeve me pisha operacioni është mbështetur edhe me 1 helikopter të FA-së; forcat operacionale vijojnë punën gjatë ditës së sotme.

Katër vatra të tjera mbahen nën mbikëqyrje në Qafë të Helmës dhe Arrmollë në qarkun Dibër, si dhe në malin e Dardhës dhe malin e Qukësit në qarkun Elbasan. Situata në këto zona është nën kontroll ose e izoluar dhe, sipas raportimeve, nuk paraqitet rrezik për zonat e banuara.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) vijon ndjekjen e situatës në gjithë territorin në koordinim me prefekturat, bashkitë dhe strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile. Kapacitetet operacionale mbeten të angazhuara në terren dhe në gatishmëri, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe pasurisë së qytetarëve.

Previous Post

Policia vendos perimetrin e sigurisë për një objekt të dyshimtë në Durrës; dyshohet për lëndë shpërthyese

Next Post

Përmbytjet në Nepal: Bilanci i viktimave rritet, 477 të vdekur dhe rreth 1 mijë të zhdukur

Next Post
Përmbytjet në Nepal: Bilanci i viktimave rritet, 477 të vdekur dhe rreth 1 mijë të zhdukur

Përmbytjet në Nepal: Bilanci i viktimave rritet, 477 të vdekur dhe rreth 1 mijë të zhdukur

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al