Drejtoria e MZSH-së Gjirokastër u njoftua në orën 18:05 për rënien e një zjarri në afërsi të liqenit të Viroit. Me mbërritjen në vendngjarje, shërbimet zjarrfikëse konstatuan një vatër në një sipërfaqe me bar dhe shkurre. Forcat zjarrfikëse ndërhynë dhe arritën të izolonin zjarrin në kohë, duke parandaluar përhapjen e tij dhe shtrirjen në përmasa më të mëdha. Pas ndërhyrjes së tyre, zjarri u shua plotësisht dhe nuk shkaktoi dëme të tjera.
Top Channel

