Po bëhen dy ditë që në komunën Occhiobello të Italisë, karabinierët dhe trupat e kërkim shpëtimit kanë nisur kërkimet për gjetjen e trupit të një 38 vjeçari shqiptar i cili raportohet i zhdukur.
Kjo u denoncua nga bashkëshortja e tij, e cila mbrëmjen e vonë të së shtunës, u paraqit në komisariatin e Castalmassa-s duke denoncuar se bashkëshorti i saj ende nuk ishte kthyer në shtëpi.
Sipas mediave italiane, policia dyshon se shqiptari mund të jetë mbytur në lumin ‘Po’, ndaj edhe kërkimet janë përqendruar në këtë zonë.