Tuesday, June 2, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Berisha s’ka ndërmend të tërhiqet, paralajmëron protesta: Do të ngrihemi me një lëvizje të fuqishme

Editor by Editor
May 29, 2023
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Berisha s’ka ndërmend të tërhiqet, paralajmëron protesta: Do të ngrihemi me një lëvizje të fuqishme
0
SHARES
37
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i PD-së së Foltores, Sali Berisha duket se nuk ka ndërmend të tërhiqet pavarësisht humbjes së thellë në zgjedhjet lokale të 14 Majit. Ditën e sotme ai ka zhvilluar një takim në seli blu me 61 kandidatit e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, ku ka hedhur akuza për proces të manipulimit zgjedhor.

Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se PD duhet t’i rikthehet protestave, pasi nuk ka rrugë tjetër. Ai shtoi më tej se o të ngrihen me një lëvizje të fuqishme kundër armikut më të egër të lirisë së shqiptarëve, që sipas tij, është Edi Rama dhe qeveria e tij.

“PD duhet t’i rikthehet protestës. E vështirë, sakrificë, por rrugë tjetër, ju garantoj se vetëm veten e gënjejmë. Ne nuk jemi ata që gënjejmë vetem, por besojmë të vërtetat. Nuk mundet opozita të ndalojë qeverinë të shpërndajë 680 mijë zarfa.

Një kriminel si ky, një krim-ministër që shpall Kodin Elektoral kinezëri, sikur të ishte udhëheqësi i Koresë së Veriut, tregon qartë se nuk njeh asnjë ligj, asnjë standard dhe se me të, zgjedhje nuk mund të ketë.

Kështu që demokratët dhe opozitarët duhet të marrin vendime individuale për të dalë së bashku në një betejë të hapur. Asgjë përveçse për të votuar të lirë. Edi Rama tregoi fytyrën e tij, tregoi se ka futur në kthetra në mënyrën më mizore mediat, studiot televizive.
Unë u them këtyre zotërinjve se do u kundërvihem me forcën më të madhe gjersa ju shkelmoni interesin publik të shqiptarëve, gjersa ju nuk guxoni ta mbroni atë për arsye që i dini vetë dhe rreshtoheni në anën e qeverisë që kreu megakrimin elektoral më të madh në historinë e vendit. Që nuk shohin partinë e Doshit, që rriti me 310 përqind elektoratin, ndërkohë që Edi Rama është një blerës 10 herë më i madh se Doshi. Doshi është thjesht një çirak në blerje në krahasim me Ramën.
Them këtë sepse situata është dëshpëruese dhe nuk mund ta mohojmë, por njerëzit me fibër politike e kuptojnë se ka vetëm një rrugëdalje, të mos dorëzohen dhe të ngrihen. Ka vetëm një rrugëdalje, të ngrihen dhe të mbrojnë kombin e tyre nga një proces shkatërrimi që nuk e ka pësuar asnjë komb tjetër në botë. E gjitha kjo me mekanizmin e shkatërrimit të opozitës, sepse duke shkatërruar opozitën, vret masivisht shpresën.
Ne do qëndrojmë. Unë kam bindjen më të thellë se ne do qëndrojmë. Demokratët, në kushte shumë të vështira, kur kanë qenë shumë herë më pak se kaq, kanë ditur të mbrojnë opozitarizmin, kanë ditur të mbrojnë vlerat, të krijojnë shpresat dhe ne të vazhdojnë betejën.

Do të ngrihemi me një lëvizje të fuqishme kundër armikut më të egër të lirisë së shqiptarëve, që tashmë është i njohur, Edi Rama dhe qeveria e tij. Kam besim se demokratët janë të gatshëm, se mbi 500 mijë idealistë që qëndruan të pamposhtur, do i japin kthesë vendimtare vendit.” – deklaroi Berisha.

Previous Post

Zhduket shqiptari në Itali, dyshohet se 38-vjeçari mund të jetë mbytur në lum, nisin kërkimet

Next Post

LIVE/ E pabesueshme çfarë humbet Partizani, RRAPAJ nuk iu beson syve

Next Post
LIVE/ E pabesueshme çfarë humbet Partizani, RRAPAJ nuk iu beson syve

LIVE/ E pabesueshme çfarë humbet Partizani, RRAPAJ nuk iu beson syve

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al