Sunday, May 31, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Zgjedhjet vendore/ Blushi: Çdo ditë shtohet numri i anëtarëve në PL, situata në terren “shpërthyese

Editor by Editor
September 28, 2022
in AKTUALITET, POLITIKE, Vendi
0
Zgjedhjet vendore/ Blushi: Çdo ditë shtohet numri i anëtarëve në PL, situata në terren “shpërthyese
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

I ftuar në studion e “Fax News”, Sekretari i Përgjithshëm i PL-së Tedi Blushi foli mbi përgatitjen e Partisë së Lirisë për zgjedhjet vendore dhe aksionin e opozitës në terësi.

Blushi theksoi se keqqeverisja dhe kriza e rëndë ekonomike ka prekur çdo qytetar, pavarësisht krahut politik. Ai shtoi se Partia e Lirisë po bën një punë të përditshme organizative dhe numri i anëtarëve sa vjen e shtohet.

Pjesë nga intervista në studio:

-Pyetje: Vini direkt nga takimi në njësinë nr.9 ku jeni deleguar për zgjedhjet, si e shikoni situatën?

-Blushi: Situata në terren, nuk dua ta ekzagjeroj nëse do e cilësoja si shpërthyese sepse pakënaqësia e qytetarëve të Tiranës ka arritur majat, jo vetëm për shkak të keqqeverisjes në dy mandate edhe e bashkisë së Tiranës. Sapo vij nga një takim tek njësia 9 ku jam i deleguar, sepse siç e dini PL ka filluar organizimin kapilar, po zgjerohemi në çdo lagje të Tiranës, po bëjmë një punë të përditshme organizative dhe jo vetëm, numri i anëtarëve por edhe qytetarëve që janë pa parti shtohet.

-Pyetje: Komponentët që kanë mbështetur prej vitesh mazhorancën, a ka prej tyre që i janë bashkuar kauzës tuaj?

-Blushi: Keqqeverisja ndihet dhe te militantët e PS-së, kriza e çmimeve ka kapur të gjithë shqiptarët, kriza e rëndë nuk njeh dallime politike, sigurisht nuk janë vetëm anëtarët e opozitës që e ndjejnë vjedhjen në xhepat e tyre. Kjo qeveri e pashpirt çdo ditë vjedh qytetarët.

Pyetje: Meta ka deklaruar se në zgjedhjet e ardhshme ju do të përfaqësoheni me kandidat të përbashkët me PD-në, si do arrihet konsensusi për një emër?

Blushi: Meta ishte i qartë, ideja e hedhur prej tij do të maksimizonte votat në zgjedhje, sepse vetëm me një kandidat të përbashkët të gjithë faktorët opozitarë është alternativa më e mirë, sigurisht mos të harrojmë që çdo forcë politike do të ruajë individualitetin e vet dhe PL do ketë një përfaqësim dinjitoz në parlamentet vendore. U bëj thirrje qytetarëve, monitoroni sahatet e energjisë elektrike sepse patronazhisttë mund të manipulojnë faturat. Nëse prokuroria do të merrte masa një vit më parë nuk do ndodhte skandali i fundit i hakerimit sepse Rama ka nxjerrë në treg të hapur të gjithë të dhënat e shqiptarëve.

Pyetje: Si do arrini të mundni atë që është cilësuar si makineri votash, mazhorancën?

Blushi: Kjo nuk është mazhorancë, Edi Rama në vlerësimin tonë ka rënë, ai qëndron në pushtet sepse ai kishte kapur lidershipin e opozitës.
Nëse opozita nuk do digjte mandatet dhe të tërhiqej nga gara e pushtetit vendor, Rama s’do ishte sot kryeministër.

(E.D/faxweb.al)

Previous Post

Arrestohet vajza e ish-presidentit iranian

Next Post

VIDEO-Skandali/ Kryetari i bashkisë Librazhd lëviz me makinë me targa false

Next Post
VIDEO-Skandali/ Kryetari i bashkisë Librazhd lëviz me makinë me targa false

VIDEO-Skandali/ Kryetari i bashkisë Librazhd lëviz me makinë me targa false

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al