Friday, June 12, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Zgjedhjet në Kukës/ KQZ i jep më shumë komisionierë PL, reagon PD: Celibashi në shërbim të Berishës dhe Metës!

Editor by Editor
August 19, 2023
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Zgjedhjet në Kukës/ KQZ i jep më shumë komisionierë PL, reagon PD: Celibashi në shërbim të Berishës dhe Metës!
0
SHARES
148
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sot KQZ ka caktuar ndarjen e komisionerëve për zgjedhjet e pjesshme në Kukës më 24 shtator.

Ilirian Celibashi, u shpreh se mbi bazën e rezultatit të 14 majit, Partia e Lirisë rezulton ajo që ka marrë më shumë vota në kampin opozitar dhe i takojnë 2 komisionerë në KZAZ.

Ndërkohë PD renditet forcë e dytë dhe do të ketë 1 komisioner. Ndërkohë 3 të tjerë i takojnë PS si partia më e madhe në mazhorancë.

“Ky si subjekt (PL) ka një numër votash të tillë që e bën atë të pretendojë të drejtë për të propozuar anëtarët e KZAZ si parti politike e opozitës që ka marrë më shume vota në zgjedhjet vendore”, deklaroi Ilirjan Celibashi, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve.

Në lidhje me këtë deklaratë të z.Celibashi, ka reaguar Këshilltari Ligjor i Partisë Demokratike, Rezart Kthupi.

Në deklaratën e tij z.Kthupi shprehet se tentativa e z.Celibashi është tentativa e radhës, për zbatimin e projektit të Sali Berishës, që synon transferimin e votave të demokrateve tek Partia e Ilir Metës.

Z.Kthupi shton më tej se Partia Demokratike do të vazhdojë betejën e saj për të mbrojtur votën e çdo demokrati si në kontekstin politk dhe në rrafshin ligjor.

DEKLARATË E KËSHILLTARIT LIGJOR TË PD, REZART KTHUPI

Tentativa e sotme e Zotit Celibashi është tentative e radhës, pas atyre te zgjedhjeve të 14 majit, për zbatimin e projektit politik të Sali Berishës, që synon trasnferimin e votave të demokrateve tek Partia e Ilir Metës. Nëse me 14 maj u përdorën politikisht votat e domakratëve për të zgjedhur kandidatët e Ilir Metës sot u tentua që këto vota t’i jepen këtij të fundit edhe ligjërisht duke patur përfaqësim të komisionerëve në numër më të madh se PD.
Partia Demokratike do të vazhdojë betejën e saj për të mbrojtur votën e cdo demokrati si në kontekstin politik por dhe në rrafshin ligjor. Çdo përpjekje për të deformuar vullnetin e demokratëve me bekimin e zgjatimeve të PS në KQZ do të kontestohet nga ne në rrugë ligjore. Nuk do të lejojmë që votat e demokratëve të jenë mburojë për interesat personale të askujt dhe që ato të shërbejnë si themel për kullat e opozitës partnere me Edi Ramën.

Previous Post

Felix mungon në ndeshjen e Atleticos, shton thashethemet për transferim te Barcelona

Next Post

“Më erdhi turp dhe pagova vetë”, Meloni sulmon opozitën pasi pagoi faturën e katër turistëve në Berat

Next Post
“Më erdhi turp dhe pagova vetë”, Meloni sulmon opozitën pasi pagoi faturën e katër turistëve në Berat

“Më erdhi turp dhe pagova vetë”, Meloni sulmon opozitën pasi pagoi faturën e katër turistëve në Berat

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al