Sunday, May 17, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Zgjedhjet e 11 majit/ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miraton fletën e votimit, Celibashi: Kandidatët si asnjëherë më parë do ta kenë përmbajtjen e saj gati 1 muaj para fushatës

Editor by Editor
March 18, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
E FUNDIT/ Celibashi shpall kandidatët fitues në zgjedhjet e 6 marsit: Procesi ishte i qetë, nuk ka pasur problematika
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, KQZ ka miratuar pasditen e sotme fletën e votimit për zgjedhjet e 11 majit. Formati fletës së votimit është miratuar më parë ndërsa sot u miratua edhe përmbajtja e fletës së votimit. Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi gjatë fjalës së tij u shpreh se do të merret në konsideratë propozimi i Marash Logut, përfaqësuesit të PD që të bëhen disa korrektime për kandidatët me dy mbiemra. Ai më tej theksoi se ajo që është me rëndësi ështe fakti që fleta e votimit do të jetë gati një muaj para nisjes zyrare të fushatës.

“Vendimmarrja e sotme konsistonte në përmbajtjen e fletës së votimit. Si do ishin kandidatët dhe si do shfaqeshin në fletën e votimit. Duke marrë në konsiderate propozimin e zotit Logu do ta miratojmë fletën e votimit për të 12 qarqe, duke bërë këto korrektimet e kandidatëve me dy mbiemra. Kjo do të jetë përmbajtje e fletës së votimit. Kjo është për Tiranën, ndërsa për qarqet e tjera do të bëhet publike.

Qëndron argumenti për të patur një njëtrajtshmëri në shkrimin e emrave të kandidateve dhe cdo gjë tjetër që lidhet me kandidatët. Ajo që ngelet e rëndësishëm për kandidatët dhe forcat politike është që si asnjëherë tjetër më parë kanë përmbajtjen e fletës së votimit gati 1 muaj para fillimit të fushatës. Ndonjëherë na është dashur që të jetë fleta e votimit edhe në fushatë”, tha Celibashi.

Ai shtoi se nga fillimi i javës së parë ose të dytë do fillojë shpërndarja në diasporë. Sipas tij ky proces mund edhe të fillojë më herët nëse ia dalin që procesi i printimit jashtë vendimit të prodhohet më shpejt. 

“Besoj që ne do të mbyllim procedurat e përzgjedhjes së kompanisë që do bëjë printimin dhe besoj fillimi i javës së parë ose të dytë do fillojë shpërndarja në diasporë. Mund të fillojë edhe pak më herët nëse ia dalim që procesi i printimit jashtë vendimit të prodhohet më shpejt. Votuesit nga jashtë do të kenë jo më pas se një javë kohë që ta kenë fletën e votimit për të bërë përzgjedhjen e tyre”, u shpreh Celibashi.

Previous Post

FSHF shpjegon sistemin e ri të shitjes së biletave për ndeshjet e Kombëtares

Next Post

Shkaktoi aksidentin ku humbi jetën taksisti shqiptar, zbulohet sasia e alkoolit që kishte konsumuar e reja greke

Next Post
Shkaktoi aksidentin ku humbi jetën taksisti shqiptar, zbulohet sasia e alkoolit që kishte konsumuar e reja greke

Shkaktoi aksidentin ku humbi jetën taksisti shqiptar, zbulohet sasia e alkoolit që kishte konsumuar e reja greke

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al