Saturday, May 9, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Zërat e Tokës në Amfiteatrin e Tiranës si thirrje artistike në Ditën Ndërkombëtare të Tokës

timoni.al by timoni.al
April 22, 2026
in KRYESORE
0
Zërat e Tokës në Amfiteatrin e Tiranës si thirrje artistike në Ditën Ndërkombëtare të Tokës
0
SHARES
12
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Produksioni i ri “Zërat e Tokës” ndërthur elemente të musical-it me teatër, muzikë dhe lëvizje, duke shërbyer si një thirrje artistike për të reflektuar mbi marrëdhënien me natyrën dhe për të dëgjuar zërat e saj. Shfaqja do të ngjitet në skenë më 23 prill, ora 19:30, në Teatrin e hapur “Mirush Kabashi”, Parku i madh te Liqeni Artificial i Tiranës.

Në mbrëmjen e hapjes do të marrin pjesë një kast i pasur aktorësh të njohur dhe të rinj, përfshirë Raimonda Bulkun, Ndriçim Xhepen, Yllka Mujon, Neritan Liçajn, Adelina Muçën, Alesia Xhemalajn dhe të tjerë, të cilët përmes interpretimit synojnë të përcjellin emocione dhe mesazhe lidhur me natyrën. Një element i veçantë i produksionit është përfshirja e mbi 50 fëmijëve e të rinjve, që sjellin në skenë energji dhe mesazhe ndërgjegjësuese. Artistët e Cirkut Kombëtar do të kontribuojnë me numra akrobatikë, duke i dhënë shfaqjes një dimension spektakolar dhe një gjuhë skenike të veçantë.

Nga ana krijuese, koreografinë e mban Joli Eleni Gjovrekut, me skenar nga Ermir Nika. Motivi muzikor është punë e O’drit Istrefit, ndërsa muzika u krijua nga Metila Dervishi; orkestrimi dhe “sound design”-i janë realizuar nga Kristi Bellos. Konceptimi akrobatik vjen nën drejtimin koreografik të Olta Ahmetajt, ndërsa regjia e efekteve vizuale është përgjegjësi e Fabian Basha, çka i jep produksionit një dimension bashkëkohor dhe vizualisht të theksuar.

Produksioni vë gjithashtu theks në përdorimin e kostumeve të ricikluara dhe maskave, të realizuara me kontributin e skulptorit Henri Mimani dhe Eni Dare. “Zërat e Tokës” realizohet në bashkëpunim me Cirkun Kombëtar dhe Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit, me mbështetjen e Bashkisë së Tiranës.

Në thelb, shfaqja propozon një përvojë artistike multidisiplinore për të rikthyer vëmendjen te natyra dhe pyet publikun: Toka flet… a jemi gati ta dëgjojmë?

Previous Post

PD-PS drejt ndryshimit të Kushtetutës? Berisha propozon proporcional kombëtar; Gjiknuri: Dakord ta diskutojmë, por preket numri i deputetëve

Next Post

Rifillimi i furnizimit me naftë; BE miraton paraprakisht kredinë 90 mld euro për Ukrainën, një mbështetje jetike

Next Post
Rifillimi i furnizimit me naftë; BE miraton paraprakisht kredinë 90 mld euro për Ukrainën, një mbështetje jetike

Rifillimi i furnizimit me naftë; BE miraton paraprakisht kredinë 90 mld euro për Ukrainën, një mbështetje jetike

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al