Tuesday, June 16, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Zelenskyy: Marrëveshja Ukrainë-SHBA e bën takimin me Trump në Vatikan vërtet historik

Editor by Editor
May 1, 2025
in AKTUALITET, BOTË, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Zelenskyy: Marrëveshja Ukrainë-SHBA e bën takimin me Trump në Vatikan vërtet historik
0
SHARES
21
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka folur lidhur me marrëveshjen e nënshkruar nga SHBA-të dhe Ukraina mbrëmjen e djeshme për mineralet e rralla. Presidenti ukrainas ka pasur një marrëdhënie të tensionuar me Donald Trump, veçanërisht gjatë përballjes së tyre në Zyrën Ovale. Por në Vatikan, gjatë funeralit të Papa Françeskut muajin e kaluar, të dy liderët duket se patën një diskutim të rëndësishëm.

“Ne folëm me presidentin e Shteteve të Bashkuara, me Donald Trump, rreth gatishmërisë sonë për të përfunduar një marrëveshje, folëm në një takim në Vatikan. Në fakt, tani kemi rezultatin e parë të takimit në Vatikan, gjë që e bën atë vërtet historik. Ne mezi presim rezultatet e tjera të bisedës sonë.”, tha Zelenskyy. 

Presidenti ukrainas tha se donte të sigurohej që nuk do të kishte vonesa në miratimin e marrëveshjes midis Uashingtonit dhe Kievit nga parlamenti i Ukrainës.

Ai këmbënguli se marrëveshja nuk do ta linte Ukrainën me asnjë borxh, duke thënë: “Nuk ka borxh në marrëveshje dhe po krijohet një fond,Fondi i Rimëkëmbjes, i cili do të investojë në Ukrainë dhe do të fitojë para këtu.” Zelenskyy tha se marrëveshja do t’u lejojë të dy vendeve të fitojnë para në partneritet dhe do ta ndihmojë Ukrainën të mbrojë veten.

Previous Post

Mediat amerikane njoftuan largimin e tij nga detyra, kush janë emrat që mund ta zëvendësojnë Mike Waltz?

Next Post

Eurodeputetja italiane në mitingun e PD/ Berisha: Vazhdimi i miqësisë së PD me Forza Italia dhe vendin fqinj është prioritet shumë i madh

Next Post
Eurodeputetja italiane në mitingun e PD/ Berisha: Vazhdimi i miqësisë së PD me Forza Italia dhe vendin fqinj është prioritet shumë i madh

Eurodeputetja italiane në mitingun e PD/ Berisha: Vazhdimi i miqësisë së PD me Forza Italia dhe vendin fqinj është prioritet shumë i madh

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al