Tuesday, May 12, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Zelensky nënshkruan ligjin: Ukrainasit mbi 60-vjeç do të mund t’i bashkohen ushtrisë

Editor by Editor
July 29, 2025
in AKTUALITET, BOTË, Lajmi Fundit, Vendi
0
Zelensky nënshkruan ligjin: Ukrainasit mbi 60-vjeç do të mund t’i bashkohen ushtrisë
0
SHARES
22
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

UKRAINA- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka nënshkruar të martën një ligj që ua mundëson ukrainasve mbi 60 vjeç që t’iu bashkohen forcave të armatosura, të cilat janë në pozitë të vështirë për të gjetur rekrutë, teksa lufta e nisur nga Rusia është nisur në vitin e katërt. Ligji do t’iu mundësojë atyre të nënshkruajnë kontratë njëvjeçare për role joluftarake, nëse i kalojnë të gjitha testet mjekësore, sipas një shkrese të publikuar në faqen e parlamentit.

“Një numër në rritje i shtetasve të moshës 60-vjeçare apo më shumë, kanë shprehur dëshirën që vullnetarisht t’i bashkohen mbrojtjes së shtetit”, është thënë në shkresë.

“Është e domosdoshme që të përfshijmë numër më të madh të njerëzve që dëshirojnë ta mbrojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës”.

Ukraina i ka lansuar disa iniciativa për të angazhuar më shumë njerëz në forcat e armatosura – përfshirë kontratat njëvjeçare dhe shtysat tjera financiare për personat e moshave 18-24 vjeç. Ky shtet, gjithashtu, e ka zvogëluar moshën e mobilizimit nga 27 në 25 vjeç, në prill të vitit 2024, duke iu rezistuar thirrjeve të administratës amerikane që ajo të ulet edhe më tepër – në 18 vjeç.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022. Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./ REL

Previous Post

VIDEO/ Egjiptianët hodhën ushqim me shishe në det për Gazën, ndihma simbolike mbërrin te palestinezët

Next Post

FOTO/ Goditja e trafikut të drogës nga Amerika Latine drejt vendeve të BE dhe Britanisë, del fotoja e personit të shpallur në kërkim nga SPAK

Next Post
FOTO/ Goditja e trafikut të drogës nga Amerika Latine drejt vendeve të BE dhe Britanisë, del fotoja e personit të shpallur në kërkim nga SPAK

FOTO/ Goditja e trafikut të drogës nga Amerika Latine drejt vendeve të BE dhe Britanisë, del fotoja e personit të shpallur në kërkim nga SPAK

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al