Saturday, June 13, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Zbulohet si u vra 14-vjeçarja në Maqedoni, ministri: U qëllua me plumb, gjetëm 2 armë

Editor by Editor
December 6, 2023
in AKTUALITET, KRONIKE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Zbulohet si u vra 14-vjeçarja në Maqedoni, ministri: U qëllua me plumb, gjetëm 2 armë
0
SHARES
16
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut, Oliver Spasovski, mbajti mbrëmjen e së martës një deklaratë për media ku njoftoi arrestimin në Turqi të Ljupço Palevski, autorit të vrasjes së 14-vjeçares Vanja Gjorçevska.

Gjatë deklaratës së tij ai u pyet dhe mbi mënyrën si u ekzekutua 14-vjeçarja, ku zbuloi se plaga që i solli vdekjen u shkaktua me armë zjarri.

“Vendimi i saktë i autopsisë do t’i tregojë detajet, megjithatë është një plagë plumbi,” tha ministri i Punëve të Brendshme.

Për sa i përket armës së krimit ai tha se në Shkup janë gjetur dy armë të cilat duhet të kontrollohen për të përcaktuar nëse ndonjëra prej tyre është përdorur në vrasjen e 14-vjeçares.

Ministri konfirmoi gjithashtu se policia ka gjetur celularin e të ndjerës e cila u zhduk më datë 27 nëntor dhe u gjet pa shenja jete me datë 3 dhjetor.

I dyshuar në vrasjen e 14-vjeçares është dhe babai i saj, i cili ndihmoi rrëmbyesit me qëllim përfitimin e shumave monetare nga e ëma e vajzës.

Koka e grupit Lupço Palevski, është një personazh i njohur në Maqedoninë e Veriut, pasi është drejtuesi i një lëvizjeje pro-ruse.

Sipas prokurorit të rastit Gavril Bubevski, arsyeja e vrasjes së 74-vjeçarit Pançe Zhezhovskit është kryer nga i njëjti grup për përfitime materiale.

Sipas tij grabitësve u duhej një makinë për të rrëmbyer 14-vjeçaren dhe për këtë arsyer rrëmbyen dhe vranë të moshuarin. Të arrestuarit e tjerë janë shtetasit Vlatko Kekishov, Velibor Manev dhe Bore Videvski./Gazeta Express

Previous Post

SPAK pezullon prefektin e Kukësit: Abuzoi me tenderin e naftës

Next Post

Dyshohet se përdoreshin nga grupet kriminale, nga paruket, te maskat dhe jelekët antiplumb, çfarë gjeti policia në Shkodër

Next Post
Dyshohet se përdoreshin nga grupet kriminale, nga paruket, te maskat dhe jelekët antiplumb, çfarë gjeti policia në Shkodër

Dyshohet se përdoreshin nga grupet kriminale, nga paruket, te maskat dhe jelekët antiplumb, çfarë gjeti policia në Shkodër

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al