Thursday, October 15, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Zbulohet se shiste mend me orën e vjedhur të Cubarsí-t, kush është shqiptari që tmerroi futbollistët e Barcelonës

timoni.al by timoni.al
October 15, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, LAJME, Lajmi Fundit
0
Zbulohet se shiste mend me orën e vjedhur të Cubarsí-t, kush është shqiptari që tmerroi futbollistët e Barcelonës
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Më 1 tetor, Policia Katalanase (Mossos d’Esquadra) arrestoi një grup kriminal që prej vitesh kishte grabitur rezidencat e futbollistëve të FC Barcelonës dhe disa shtëpi të tjera luksoze në rajonet Maresme, Baix Llobregat dhe Garraf. Midis të arrestuarve është edhe një 58-vjeçar shqiptar nga Kosova, i identifikuar si Arsim Blaku. Ai njihet si personi përgjegjës për operacionin e dështuar të hyrjes në shtëpinë e familjes Tous në vitin 2006, ku një nga bashkëpunëtorët e tij u vra nga dhëndri i familjes. Ngjarja nuk e pengoi Blakun të vazhdonte aktivitetin kriminal në vitet në vijim.

Sipas raportimeve, Blaku u largua nga Spanja në 2022 dhe u rikthye në nëntor të 2025. Një muaj më vonë, në dhjetor, ai hyri me forcë në banesën e mbrojtësit Pau Cubarsí, ndërsa në janar kreu të njëjtën vepër në shtëpinë e portierit Joan García. Në muajt pasues, Blaku kryeu edhe grabitje të tjera dhe u pa duke vëzhguar pranë rezidencës së mbrojtësit Jules Koundé.

Policia arriti t’i vinte gjurmët Blakut dhe bashkëpunëtorëve falë një informacioni konfidencial. Burimi paralajmëronte se një person po mburrej se u kishte vjedhur orët luksoze lojtarëve si Cubarsí e Joan García dhe po përpiqej t’i shiste në tregun e zi. Ky informacion çoi në operacionin që rezultoi në arrestime.

Përveç Blakut, në kuadër të hetimit u ndaluan edhe persona të tjerë. David B. V., i njohur me pseudonimin Chucho, u mor nën hetim por më vonë u lirua; policia thotë se ai kishte rolin e vëzhgimit dhe të drejtimit të automjetit gjatë kryerjes së grabitjeve. Një tjetër e arrestuar është Rosa G., 40 vjeçe, me 18 dënime të mëparshme, e cila merrej me logjistikën dhe me marrjen me qira të automjeteve të përdorura për vëzhgim. Lajmi është raportuar nga La Vanguardia dhe u transmetua nga Top Channel.

Previous Post

Video-Lajm/ Hë zemra e babit, momenti prekës kur polici në krye të detyrës telefonon fëmijët

Next Post

Tirana në flakë e tym, shkatërrim bankash, plaçkitje biznesesh private, përplasje protestues-policia, plagosur e arrestuar, Rama: Nuk dorëhiqem

Next Post
Tirana në flakë e tym, shkatërrim bankash, plaçkitje biznesesh private, përplasje protestues-policia, plagosur e arrestuar, Rama: Nuk dorëhiqem

Tirana në flakë e tym, shkatërrim bankash, plaçkitje biznesesh private, përplasje protestues-policia, plagosur e arrestuar, Rama: Nuk dorëhiqem

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al