Monday, September 14, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home LAJME

Zbulohet pse Çunat e Londrës hezitojnë të investojnë në Shqipëri; Daily Mail gjurmon pronat e konfiskuara

timoni.al by timoni.al
September 13, 2026
in LAJME
0
Zbulohet pse Çunat e Londrës hezitojnë të investojnë në Shqipëri; Daily Mail gjurmon pronat e konfiskuara
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gazeta britanike Daily Mail i kushton një reportazh të gjatë grupit të njohur si “Çunat e Londrës”, duke u fokusuar te mënyra se si ata investojnë në Shqipëri paratë e siguruara në Angli përmes trafikut të kokainës dhe kultivimit të kanabisit në shtëpi. Tom Kelly, editor i investigimeve në këtë gazetë, thekson se “paratë investohen edhe në ndërtimin e hoteleve luksoz të cilat frekuentohen edhe nga ata 1 milion turistët britanik të cilit zgjedhin të vizitojnë Shqipërinë çdo vit.”

Sipas artikullit, i referuar nga Top Channel, evidentohen edhe përpjekjet e SPAK-ut për sekuestrimin e pronave me burim krimin e organizuar të shtetasve shqiptarë në Britaninë e Madhe, si dhe një marrëveshje mes palës angleze dhe Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara. Kjo marrëveshje parashikon që pronat e konfiskuara në Shqipëri apo në Angli të shtetasve shqiptarë, pasi të jenë shitur, të ndahen 50 me 50 mes dy vendeve.

Daily Mail ndalet në rolin e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, dhe përmend se zyrat e saj janë vendosur në një pronë të konfiskuar që i përkiste një individi të dënuar për prostitucion. Drejtuesja e Agjencisë, Risena Xhaja, i tregoi gazetës një katalog të përgatitur posaçërisht, ku paraqiten rreth 2,500 prona dhe pasuri me vlerë mbi 28 milionë euro, të cilat prokurorët i kanë sekuestruar gjatë dekadës së fundit pasi dyshohet se janë blerë me para që rrjedhin nga aktiviteti kriminal.

Mes pasurive të sekuestruara përfshihen një sërë hotelesh të shtrenjta, vila, komplekse turistike pranë detit dhe apartamente bregdetare në të gjithë vendin. Një hotel i konfiskuar iu dha Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë për t’u përdorur nga oficerët për pushime dhe konferenca trajnimi, ndërsa një pronë në Tiranë është shndërruar në një galeri publike. Risena Xhaja ka komentuar këto konfiskime si të rëndësishme.

Të dhënat e Agjencisë tregojnë se deri në qershor 2026 janë sekuestruar 2,500 asete me vlerë mbi 28 milion euro. Në total, janë 514 asete të konfiskuara, vlera e të cilave shkon në mbi 6.5 milion euro.

Previous Post

300 mijë eurot vendosi te depozita e gazit; zbulohen detaje: 56-vjeçari la kushëririt plumbin në derën e shtëpisë

Next Post

Si u shua karriera e Arton Zekajt: Serbia e kishte kapiten, Kosova e mori, Lille i hapi derën

Next Post
Si u shua karriera e Arton Zekajt: Serbia e kishte kapiten, Kosova e mori, Lille i hapi derën

Si u shua karriera e Arton Zekajt: Serbia e kishte kapiten, Kosova e mori, Lille i hapi derën

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al