Monday, May 25, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Zbulohet një varr monumental në Bulqizë, i datuar në shekujt III-IV

timoni.al by timoni.al
September 2, 2025
in AKTUALITET
0
Zbulohet një varr monumental në Bulqizë, i datuar në shekujt III-IV
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në fshatin Strikça të Bulqizës, është zbuluar një varr monumental datuar në periudhën romake të shekujve III-IV. Zbulimi është realizuar nga një grup arkeologësh të udhëhequr nga Akad. Adem Bonguri dhe Msc. Erikson Nikolli, gjatë një projekti kërkimor në Luginën e Bulqizës. Varri ka dimensione impozante, rreth 9 metra në 6 metra me një lartësi prej 2.40 metrash në dhomën funerale.

Erikson Nikolli, njëri nga arkeologët, nënvizon se ky monument ka një arkitekturë të veçantë dhe ofron informacione të rëndësishme arkeologjike dhe epigrafike. Një prej zbulimeve më të rëndësishme është një mbishkrim romak i gjetur për herë të parë në zonën e Dibrës, që i dedikohet individit të varrosur, i quajtur Gelliano, si dhe një dedikim për perëndinë romake Jupiter.

Pavarësisht se varri ka qenë i grabitur që nga antikiteti, ai përmban ende një pjesë të inventarit, duke përfshirë enë qelqi, një krehër kocke dhe thika, si dhe një sasi të madhe tekstili të thurur me fije ari. Struktura e varrit është e organizuar në tri ambiente: dhoma e varrimit, paradhoma dhe shkallarja monumentale, ku muret e shkallares janë zbukuruar me motive gjeometrike në stuko që ruajnë ende freskërinë.

Arkeologët gjithashtu kanë evidentuar strukturat e sipërme të varrit, sugjeruar se mund të kete qenë në formë mausoleumi. Përveç varrit monumental, është zbuluar edhe një mbishkrim funerar pranë tij, i cili do të analizohen më tej për shkak të gjendjes së dëmtuar.

Materiali ndërtimor i varrit përbëhet kryesisht nga gurë të mëdhenj të punuar, të cilët janë marrë nga gurore të largëta. Inventari, teknikat ndërtimore dhe informacionet epigrafike e datojnë këtë monument unik në shekujt III-IV të erës sonë. Zbulimet e ardhshme pritet të sjellin informacion të ri, duke pasuruar më tej harten arkeologjike të rajonit.

Previous Post

EMRAT/ I riu shqiptar në Britani goditet për vdekje me thikë nga kushëriri i tij, autori vihet në pranga

Next Post

Ukraina kërkon nga Kina: Tregoni presion ndaj Rusisë për të përfunduar luftën

Next Post
Ukraina kërkon nga Kina: Tregoni presion ndaj Rusisë për të përfunduar luftën

Ukraina kërkon nga Kina: Tregoni presion ndaj Rusisë për të përfunduar luftën

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al