Wednesday, August 19, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home LAJME

Zbulohet dinamika vrasjes turist portugez në Ksamil: 29-vjeçari Vora dyshohet nisi konfliktin; para sulmit u rrah në grup

timoni.al by timoni.al
August 19, 2026
in LAJME
0
Detaje nga vrasja në Ksamil: 20-vjeçari francez u godit disa herë me thikë; dyshohet autorja, ishte roje plazhi
0
SHARES
24
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Detaje nga hetimet lidhur me vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela Mendes tregojnë se ngjarja ndodhi mëngjesin e djeshëm në Ksamil. Autoritetet thonë se konflikti ka nisur në ambientet e lokalit “Principote”, ku 29-vjeçari David Heurtevent (i nacionalitetit shqiptar), banues në Vorë, dyshohet se është konfliktuar i pari me turistin dhe e ka goditur me grushte. Pas goditjeve të para, në përleshje janë përfshirë edhe disa pjesëtarë të stafit të lokalit, të cilët dyshohet se kanë goditur 20-vjeçarin.

Sipas policisë, situata është përkeqësuar më tej kur Sokrat Vata, 29 vjeç, dyshohet se ka ndërhyrë në konflikt dhe e ka goditur disa herë me thikë turistin portugez. Plagët e marra rezultuan fatale për 20-vjeçarin. Për ngjarjen është arrestuar Sokrat Lipan, i njohur edhe si Sokrat Vata, i dyshuar si autori i goditjeve me thikë, ndërsa David Heurtevent është shpallur në kërkim. Të dy dyshohen për veprën penale “Vrasje me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Në kuadër të hetimeve janë arrestuar edhe persona të tjerë, mes tyre punonjës të lokalit “Principote”, të cilët dyshohen se janë përfshirë në përleshje ose që nuk kanë njoftuar autoritetet pas ngjarjes. Hetimet po vijojnë për të dokumentuar të gjitha rrethanat dhe rolin e secilit person në konfliktin që përfundoi me vdekjen e turistit portugez.

Burime nga grupi hetimor thanë për Top Channel se shokët e viktimës kanë deklaruar se nuk kanë parë momentin kur 20-vjeçari është goditur me thikë. Ata treguan se janë përballur me policinë në mëngjes dhe, në hyrje të beach barit, shumë pranë bregut të detit, kanë parë trupin e pajetë të shokut të tyre. Sipas dëshmive të tyre, deri në atë moment nuk kishin dijeni për atë që kishte ndodhur. Personi 29-vjeçar i përmendur në hetime nuk ka dhënë asnjë shpjegim dhe nuk ka folur për konfliktin, goditjen me thikë apo momentet pas ngjarjes.

Previous Post

Sokrat Vata dëshmon për vrasjen e 20-vjeçarit portugez në Ksamil: Thika nuk ishte e imja, turistët të dehur

Next Post

Çifti i ri shuhet në aksident fatal në Manzë; drejtuesi dhe italianja ishin martuar para pak ditësh

Next Post
Çifti i ri shuhet në aksident fatal në Manzë; drejtuesi dhe italianja ishin martuar para pak ditësh

Çifti i ri shuhet në aksident fatal në Manzë; drejtuesi dhe italianja ishin martuar para pak ditësh

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al