Wednesday, July 22, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home LAJME

Zbulohen pas 74 vitesh rrënojat e Pan Am-it të rrëzuar në Atlantik, tragjedia që ndryshoi rregullat e aviacionit

timoni.al by timoni.al
July 21, 2026
in LAJME
0
Zbulohen pas 74 vitesh rrënojat e Pan Am-it të rrëzuar në Atlantik, tragjedia që ndryshoi rregullat e aviacionit
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pas më shumë se shtatë dekadash, një ekip ndërkombëtar kërkimor gjeti në fund të Oqeanit Atlantik rrënojat e fluturimit 526A të Pan American World Airways, një nga aksidentet më tragjike në historinë e aviacionit civil. Avioni u lokalizua më 2 qershor në thellësi rreth 600 metra dhe rreth tetë kilometra larg brigjeve të San Juanit, Porto Riko, duke u regjistruar me ndihmën e një mjeti autonom nënujor të pajisur me sonar dhe kamera me rezolucion të lartë, që skanuan zonën për disa ditë.

Pamjet e para, sipas The New York Times, konfirmuan identitetin e avionit duke treguar logon e Pan Am, pjesë të trupit të avionit, marshin e uljes dhe dritaret e kabinës. Një pjesë e konsiderueshme e strukturës rezultoi e ruajtur në mënyrë të habitshme pas 74 vjetësh nën ujë.

Fluturimi 526A, i njohur si “Speciali i Pashkëve”, kishte nisur nga San Juani më 11 prill 1952 drejt New Yorkut. Nëntë minuta pas ngritjes dy nga katër motorët e Douglas DC-4 pësuan defekt. Piloti tentoi kthimin në aeroport, por humbja e vazhdueshme e lartësisë e detyroi të kryente një ulje emergjente në oqean. Të gjithë 69 personat në bord i mbijetuan përplasjes fillestare me ujin, por pak minuta më pas trupi i avionit u ça dhe filloi të fundoset. Kaosi gjatë evakuimit, deti i trazuar dhe hezitimi i shumë pasagjerëve për të braktisur avionin rezultuan fatalë: 52 persona humbën jetën, kryesisht si pasojë e mbytjes, ndërsa 39 trupa nuk u gjetën kurrë.

Prezantuesi i emisionit “Expedition Unknown”, Josh Gates, pjesë e projektit kërkimor, e përshkroi momentin e zbulimit si emocionues dhe tha se pamjet e para i lanë pa fjalë për shkak të ruajtjes së jashtëzakonshme të strukturës. Ekspertët vlerësuan se tragjedia e vitit 1952 shënoi një pikë kthese për sigurinë e aviacionit civil, duke sjellë procedura të reja, përfshirë udhëzimet e detyrueshme për pasagjerët para çdo fluturimi, praktika që përdoren edhe sot.

Misionin e udhëhoqi Fondacioni Air/Sea Heritage; kërkimet u vonuan për vite për shkak të kushteve të vështira të motit dhe pandemisë së COVID-19. Një nëndetëse autonome realizoi rreth 30 misione dhe regjistroi mbi 350,000 fotografi. Ekipi kërkimor njoftoi se nuk do të ndërmarrë operacione për nxjerrjen e rrënojave apo kërkimin e mbetjeve njerëzore, duke e konsideruar vendin si një memorial të tragjedisë.

Previous Post

Autoritetet: tre viktima nga hantavirusi në Venezuelë, rastet janë të izoluara

Next Post

Michael Olise në telashe, nëna e vajzës së tij akuzon: nuk e ka takuar kurrë dhe nuk paguan

Next Post
Michael Olise në telashe, nëna e vajzës së tij akuzon: nuk e ka takuar kurrë dhe nuk paguan

Michael Olise në telashe, nëna e vajzës së tij akuzon: nuk e ka takuar kurrë dhe nuk paguan

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al