Tuesday, July 14, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home LAJME

Zbulohen bisedat SKY ECC: Trafikantët e drogës ranë në dashuri me vajzat në Ekuador, si ndahet më latines

timoni.al by timoni.al
July 13, 2026
in LAJME, POLITIKE
0
Zbulohen bisedat SKY ECC: Trafikantët e drogës ranë në dashuri me vajzat në Ekuador, si ndahet më latines
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Bisedat në platformën Sky Ecc kanë zbuluar komunikime midis trafikantëve të drogës që funksiononin si një grup i strukturuar kriminal, të udhëhequr, sipas hetimeve, nga Luçiano Koçeku (Artur Koceku) dhe Alfredo Hamzai. Nga mesazhet rezulton se anëtarët vazhdonin jetën në Ekuador dhe kishin krijuar lidhje personale, përfshirë marrëdhënie romantike me vajza që jetonin në Amerikën Latine.

Hetimet, të zhvilluara në Kolumbi, Ekuador, Brazil dhe vende të tjera në Amerikën Latine, çuan në një operacion të gjerë në qershor të këtij viti nga Prokuroria e Posaçme në bashkëpunim me Policinë e Shtetit. Gjykata e Posaçme lëshoi 20 urdhër-arreste, nga të cilat vetëm disa u ekzekutuan. SPAK thotë se grupi trafikonte kokainë nga Kolumbia, Ekuadori, Bolivia, Porto-Riko dhe Brazili drejt Europës dhe pastronte paratë, kryesisht përmes investimeve në sektorin e ndërtimit. Në këto hetime përmenden biznesmenët Ilir Shtufi dhe Artur Shehu si të përfshirë në aktivitetet e pastrimit të parave.

Sipas hetimeve, droga dërgohej kryesisht drejt Belgjikës dhe Holandës përmes kompanive të transportit detar, e fshehur si qymyr druri, pasta frutash ose në pako të fshehura në kontejnerë. Përpunimi dhe ekstraktimi kimik i kokainës kryhej në magazina ose ambiente të marra me qira në këto shtete, më pas trafikoheshin në të gjithë Europën. SPAK ka vendosur sekuestro preventive ndaj disa kompanive, pasurive të paluajtshme, automjeteve luksoze dhe llogarive bankare të dyshuarve, të cilat dyshohet se arrijnë mbi 100 milionë euro pasuri.

Dokumentet e hetimit tregojnë se Luçiano Koçeku është pronar 100% i shoqërisë “G.A.V Invest”, themeluar në 2022 me veprimtari në fushën e ndërtimit dhe materialeve të ndërtimit, si dhe aksione të vogla në dy kompani të tjera. SPAK ka urdhëruar edhe sekuestro të llogarive të Artur Shehut dhe kompanive të Ilir Shtufit. Mes emrave të përfshirë përmendet Orgest Birçaj, tregtar makinash luksoze, dhe Orest Sota, për të cilin përmendet një rast i vitit 2017 me një shumë të gjetur në makinë që më pas u pushua.

Në datën 12 qershor 2026, GJKKO lëshoi urdhër-arreste për 20 persona, përfshirë emrat: Ardian Zykaj, Alfredo Hamzai, Adrian Rama, Erjon Rama, Orgest Bircaj, Orest Sota, Elton Memeti, Artur Shehu, Leonard Bishaj, Arben Ismaili, Edmond Jaupi, Besnik Myftari, Dritan Aga, Luciano Koceku, Dino (Abedin Koceku), Ervin Koceku, Astrit Vladi, Kastriot Vladi, Gëzim Islami dhe Ilir Shtufi.

Previous Post

Samiti i Koalicionit të Vullnetmirëve: Rama ndan pamjet pas darkës me Macron, shoqëruar nga bashkëshortja

Next Post

Agjenti i Palestrës i përgjigjet kritikave të Marottës: Deklarata e tij nuk përkon me faktet, na vjen keq

Next Post
Agjenti i Palestrës i përgjigjet kritikave të Marottës: Deklarata e tij nuk përkon me faktet, na vjen keq

Agjenti i Palestrës i përgjigjet kritikave të Marottës: Deklarata e tij nuk përkon me faktet, na vjen keq

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al