Tuesday, June 16, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Zbulohen aktivitetet e prostitucionit në Durrës, arrestohen dy kolumbiane dhe procedohen gjashtë persona të tjerë.

timoni.al by timoni.al
December 15, 2025
in AKTUALITET
0
Zbulohen aktivitetet e prostitucionit në Durrës, arrestohen dy kolumbiane dhe procedohen gjashtë persona të tjerë.
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Durrës / Operacionet për goditjen e prostitucionit vazhdojnë

Policia e Durrësit ka finalizuar fazën e 12-të të operacionit të koduar “STORM”, që ka si objektiv luftimin e prostitucionit. Gjatë këtij operacioni, dy shtetase kolumbiane, J. C. dhe M. A., janë arrestuar në flagrancë në zonën e Vollgës, Durrës. Ato kishin marrë me qira një apartament në lagjen nr. 1 dhe e shfrytëzonin për veprimtari prostitucioni.

Pjesë e këtij operacioni janë proceduar gjithashtu në gjendje të lirë edhe gjashtë shtetas shqiptarë nga Durrësi, Shijaku dhe Kavaja, për veprën penale “Prostitucioni”. Operacioni, i realizuar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve në DVP Durrës dhe Forca e Posaçme Operacionale, u ndoq me metoda të posaçme hetimi për disa javë, duke u përqëndruar në veprat penale të lidhura me prostitucionin dhe përshtatjen e ambienteve për këtë qëllim.

Gjatë operacionit janë sekuestruar si prova materiale dy pasaporta të shtetaseve të huaja, si dhe një shumë parash në euro dhe lekë. Po ashtu, është kapur edhe një sasi prej 10 formularësh dërgesash monetare, me vlerë totale 15,093 euro, të cilat ishin transferuar familjarëve në Kolumbi brenda një periudhe 20-ditore.

Materialet procedurale janë dorëzuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme. Ky operacion është një vazhdimësi e përpjekjeve të policisë për të luftuar krimin dhe për të mbrojtur rendin dhe sigurinë publik.

Previous Post

Të shtëna të vazhdueshme, njerëz të shtrirë në tokë/ Si armët e njërit prej autorëve ia morën kontrollin, tjetri nuk ndalet në sulm (VIDEO)

Next Post

Dekreti i Putinit kërkon që të huajt në Rusi të lidhin marrëveshje me forcën ushtarake.

Next Post
Dekreti i Putinit kërkon që të huajt në Rusi të lidhin marrëveshje me forcën ushtarake.

Dekreti i Putinit kërkon që të huajt në Rusi të lidhin marrëveshje me forcën ushtarake.

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al