Monday, May 18, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Zbulohen 381 trupa brenda një krematoriumi në Meksikë, nisin hetimet, dyshohen si viktima të krimit të organizuar

Editor by Editor
June 30, 2025
in AKTUALITET, BOTË, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Zbulohen 381 trupa brenda një krematoriumi në Meksikë, nisin hetimet, dyshohen si viktima të krimit të organizuar
0
SHARES
17
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

MEKSIKË– Hetuesit kanë zbuluar 381 trupa në një krematorium privat në Ciudad Juarez, në veri të Meksikës. Lajmin e njoftoi dje, të dielën zyra e prokurorit lokal, duke akuzuar shtëpinë funerale për neglizhencë.

“381 trupat u lanë në mënyrë të papërshtatshme në krematorium”, shpjegoi për AFP-në Eloy Garcia, zëdhënës i zyrës së prokurorit të shtetit Chihuahua, ku përfshihet edhe Ciudad Juarez.

Sipas tij, të vdekurit u gjetën në grumbuj pa asnjë rregull në pjesë të ndryshme të ndërtesës ku vepron krematoriumi. Trupat ishin braktisur, pa dallim, njëri mbi tjetrin, në dysheme. Ai sqaroi se ata ishin balsamosur dhe, të paktën në teori, kishte një certifikatë vdekjeje për secilin prej tyre.

Argumenti i prokurorisë për zbulimin makabër është se shumica e trupave ishin transportuar atje për djegie. Por autoritetet vlerësojnë se disa prej tyre ishin braktisur për më shumë se dy vjet.

Një nga menaxherët e saj doli para zyrës së prokurorit, e cila dëshiron të vendosë përgjegjësi penale kundër atyre që janë përgjegjës për situatën. Autoritetet nuk kanë sqaruar nëse ata ishin viktima të krimit të organizuar apo jo. Meksika, një vend i goditur rëndë nga aktiviteti i bandave, është përballur me një krizë në sistemin e saj mjeko-ligjor prej vitesh, për shkak të numrit shumë të lartë të trupave që duhen përpunuar, mungesës së personelit të kualifikuar dhe kufizimeve buxhetore.

Previous Post

“Shtëpia Ruse” në zemër të kryeqytetit gjerman/ Analiza e DW: A është qendra e propagandës së Putinit në Berlin?

Next Post

FOTO+EMRI/ Zhduket 13-vjeçarja, ambasada e Kosovës në Gjermani: Nëse keni ndonjë informacion kontaktoni menjëherë policinë

Next Post
FOTO+EMRI/ Zhduket 13-vjeçarja, ambasada e Kosovës në Gjermani: Nëse keni ndonjë informacion kontaktoni menjëherë policinë

FOTO+EMRI/ Zhduket 13-vjeçarja, ambasada e Kosovës në Gjermani: Nëse keni ndonjë informacion kontaktoni menjëherë policinë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al