Monday, May 18, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

Zbardhet ngjarja: 45-vjeçari po transportohej me makinë në Kuçovë, i mori armën policit dhe e qëlloi në kofshë

timoni.al by timoni.al
May 18, 2026
in Lajmi Fundit
0
Të shtëna me armë në Lezhë, dyshohet për një të plagosur. Një ngjarje e tillë ka ndodhur në Lezhë, në zonën e njohur si ‘Kryqëzimi i Rrilës’.
0
SHARES
12
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në daljen e fshatit Kutalli të bashkisë Dimal. Shtetasi Zamir Skënderi, 45 vjeç, banues në qytetin e Kuçovës, i cili kishte precedentë të mëparshëm penal, ishte konfliktuar mesditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier dhe më pas ishte shoqëruar nga shërbimet e policisë së DVP Fier. DVP Fier i ka kërkuar Komisariatit të Policisë Kuçovë të nisë një patrullë për ta marrë.

Tre efektivë policie po e kthenin personin e shoqëruar kur, në aksin nacional Fier–Dimal, në dalje të fshatit Kutalli, ngjarja u shndërrua në incident me armë. Sipas përshkrimit të ngjarjes, Zamir Skënderi, i ulur në sediljen e pasme të makinës së policisë, i mori armën e shërbimit efektivit Arsen Toska, 20 vjeç, dhe e goditi me pistoletë në kofshë. Gjatë përpjekjes për t’u larguar nga vendi i ngjarjes, Skënderi u arrestua nga dy efektivët e tjerë që ndodheshin në makinë.

Efektivi i plagosur u transportua me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat, ku, pasi mori ndihmën e parë mjekësore, u dërgua më tej për trajtim në Spitalin e Traumës në Tiranë. Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të shumtë policie të DVP-së Berat, si dhe inspektorët e Autoritetit të Mbrojtjes së Personelit (AMP), të cilët po kryejnë veprimet hetimore në vendin e ngjarjes.

Ngjarja ndodhi pas shoqërimit nga strukturat policore të DVP Fier, ndërsa hetimet në vendin e ngjarjes vijojnë nga organet përkatëse.

Previous Post

Opinion/ Kim Mehmeti: Le të mos e mësojmë e të mos e flasim gjuhën maqedonase!?

Next Post

Sot po mohohet ekzistenca e shqipes / Protestat në RMV, Sulo: E tepërt akoma lufta për gjuhën në 2026

Next Post
Sot po mohohet ekzistenca e shqipes / Protestat në RMV, Sulo: E tepërt akoma lufta për gjuhën në 2026

Sot po mohohet ekzistenca e shqipes / Protestat në RMV, Sulo: E tepërt akoma lufta për gjuhën në 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al