Pas Enkelejd Alibeajt dhe Arbi Agalliut, një tjetër deputete nga radhët e Lulzim Bashës, është larguar nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike.
Deputetja demokrate Flutura Açka ka njoftuar kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla se largohet nga grupi parlamentar i PD-së si dhe jep dorëheqjen nga Drejtimi i Komisionit Parlamentar për Edukim.
Largimi sipas Açkës vjen pas dakordësimit me PD-së dhe PS-së për Reformën Zgjedhore teksa thotë se nuk mund të bëj sehir kur minohet demokracia. Açka njihet si një ndër kritiket më të mëdha të grupit të Sali Berishës.
Ndërsa thotë se një prej arsyeve pse u largua është “që të mos jem më pjesë e alibisë së shkatërrimit të Opozitës, të cilën e ndanë dhe e shqyen para syve tanë personazhe me etje të pangopur politike”.