Friday, June 12, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Vrau ndërtuesin me grushte, autori: Ishte aksidentale. Si ndërhynte Rei Meta për pronat në emër të së ëmës gjyqtare

Editor by Editor
August 8, 2023
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
Vrau ndërtuesin me grushte, autori: Ishte aksidentale. Si ndërhynte Rei Meta për pronat në emër të së ëmës gjyqtare
0
SHARES
16
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

10 persona janë marrë në pyetje përgjatë 24 orëve nga Policia e Vlorës në lidhje me ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në lagjen “Hajro Cakërri”, ku humbi jetën ndërtuesi Armando Meshau.

Personat në fjalë kanë qenë kryesisht dëshmitarë okularë në vendin e ngjarjes, të cilët kanë parë konfliktin, por edhe familjarë si të viktimës dhe autorit.

Dëshmitarët në polici kanë treguar rrjedhën e ngjarjes në fjalë, konfliktin si nisi dhe si u zhvillua, teksa familjarët kanë dëshmuar në polici në lidhje me konfliktin për një apartament, nëse kanë pasur apo jo dijeni.

I pyetur në polici pas arrestimit Rei Meta ka mbajtur një qëndrim të njëjtë duke treguar të njëjtin version të ngjarjes. Meta ka thënë se nuk ka pasur motiv për ta vrarë teksa në qendrën e internetit janë takuar rastësisht, sipas tij, pasi të dy do të printonin disa dokumente.

Rei Mete rrëfen gjithashtu se viktima, Armando Meshau, e ka sharë dhe e ka goditur ai kur konflikti është përshkallëzuar.

Meta gjithashtu ka treguar se ka goditur për vetëmbrojtje teksa pretendon se 55-vjeçari e ka humbur jetën nga përplasja me tokën, ose ndonjë orendi të internet-kafesë, në momentin kur është rrëzuar rrjedhojë e grushteve. Sipas tij, vdekja e 55-vjeçarit pretendohet të jetë aksidentale.

Në anën tjetër, burimet e policisë së Vlorës konfirmojnë se Rei Mete fuste shpeshherë sekser për pronat në Vlorë. Sipas tyre, ai mbante përgjegjësi në emër të së ëmës që është anëtarja e KLP-së, Nurihan Seiti Meta.

Mete kërkonte që për lejet e pronave që jepeshin, apo zgjidhjen e marrëveshjeve të mbante dhe ai përfitime. Në këtë rast, është bërë një marrëveshje mes palëve për një pronë, për të cilën pas marrëveshjes, Armando Meshau e ka gjetur dakordësinë me palën e tretë. Mete pretendonte se viktima duhet t’i jepte një apartament pavarësisht se nuk ishte ai personi që zgjidhi konfliktin.

Pamjet filmike të kamerave të sigurisë që janë sekuestruar dhe janë në dispozicion të policisë do të japin një version të saktë të ngjarjes. Në lidhje me pamjet filmike policia vijon të mbetet e rezervuar dhe nuk ka një version zyrtar për to apo për komplet ngjarjen në fjalë.

Previous Post

Vdekja e 55-vjeçarit në Vlorë, detaje të reja nga sherri fatal për dokumente

Next Post

ZYRTARE/ Arabia Saudite liberalizon vizat turistike për shqiptarët

Next Post
ZYRTARE/ Arabia Saudite liberalizon vizat turistike për shqiptarët

ZYRTARE/ Arabia Saudite liberalizon vizat turistike për shqiptarët

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al