Sunday, May 31, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Vrau me thikë Kozeta Teçon dhe më pas dogji banesën/ Zbardhet ngjarja, 31-vjeçari i arrestuar dyshohet se ka patur lidhje intime me viktimën prej 3 vitesh

Editor by Editor
July 29, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit
0
Vrau me thikë Kozeta Teçon dhe më pas dogji banesën/ Zbardhet ngjarja, 31-vjeçari i arrestuar dyshohet se ka patur lidhje intime me viktimën prej 3 vitesh
0
SHARES
12
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

KORÇË- Policia e Korçës ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me vrasjen e 52-vjeçares, Kozeta Teços në Pogradec. Në pranga si autor i krimit është vënë 31-vjeçari, Ilirjan Selmani. Ky i fundit, sipas informacioneve zyrtare, ka vrarë me thikë 52-vjeçaren dhe më pas i ka vënë zjarrin banesës ku jetonte viktima. 

Ngjarja e ndodhur në lagjen nr. 1, Pogradec, fillimisht u raportua si aksidentale pasi u dyshua se 52-vjeçarja kishte humbur jetën nga asfiksia gjatë djegies së banesës së saj.

Më pas gjatë veprimeve hetimore dhe këqyrjes së trupit të pajetë, janë krijuar dyshime se shkaku i humbjes së jetës së 52-vjeçares nuk ishte asfiksia, sepse në trupin e saj konstatuan dëmtime të shkaktuara me thikë.

Nga pamjet filmike të kamerave të sigurisë në zonë, u bë i mundur identifikimi i autorit, i cili dyshohet se ka patur lidhje intime me 52-vjeçaren, prej 3 vitesh. Pasi ka vrarë 52-vjeçaren dhe i ka vënë flakën shtëpisë, Selmani dyshohet është larguar nga banesa, rreth orës 05:00. Ai akuzohet për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Si rezultat i hetimeve të shpejta dhe profesionale, zbardhen rrethanat dhe autorësia e ngjarjes së ndodhur dje, në Pogradec.

Vrau 52-vjeçaren, me mjet prerës thikë, në banesën e saj, dhe më pas i vuri zjarrin banesës, arrestohet 31-vjeçari.

Si rezultat i hetimeve profesionale dhe të shpejta, të kryera nga specialistët e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, në drejtimin e Prokurorisë së Korçës, u bë e mundur zbardhja e rrethanave të ngjarjes së ngjarjes së ndodhur më datë 28.07.2025, në lagjen nr. 1, Pogradec, e cila fillimisht u raportua si aksidentale pasi u dyshua se 52-vjeçarja kishte humbur jetën nga asfiksia gjatë djegies së banesës së saj.

Shërbimet e Policisë, gjatë veprimeve hetimore dhe këqyrjes së jashtme të trupit të pajetë, kanë krijuar dyshime se shkaku i humbjes së jetës së 52-vjeçares nuk ishte asfiksia, sepse në trupin e saj konstatuan dëmtime të dyshuara të shkaktuara me mjet prerës (thikë).

Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore, të kryera në drejtimin e Prokurorisë e Korçës, bazuar dhe në pamjet filmike, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit I. S., 31 vjeç, banues në Pogradec, i cili dyshohet se ka patur lidhje intime me 52-vjeçaren, prej 3 vitesh.

Shtetasi I. S. dyshohet se ka vrarë me thikë, shtetasen K. T., 52 vjeçe, i ka vënë zjarrin banesës së saj dhe është larguar nga banesa, rreth orës 05:00.

Në përfundim të veprimeve është arrestuar në flagrancë shtetasi I. S., 31 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Previous Post

VIDEO/ Të paktën 30 persona humbin jetën nga shirat e rrëmbyeshëm në Pekin dhe përmbytjet, 80 mijë të tjerë evakuohen nga banesat

Next Post

“Na bashkonte dashuria dhe pija”/ 7 orë marrje në pyetje dhe përballje me provat, zbardhet dëshmia e 31-vjeçarit që dyshohet për vrasjen e Kozeta Toçes

Next Post
“Na bashkonte dashuria dhe pija”/ 7 orë marrje në pyetje dhe përballje me provat, zbardhet dëshmia e 31-vjeçarit që dyshohet për vrasjen e Kozeta Toçes

"Na bashkonte dashuria dhe pija"/ 7 orë marrje në pyetje dhe përballje me provat, zbardhet dëshmia e 31-vjeçarit që dyshohet për vrasjen e Kozeta Toçes

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al