Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e kësaj të premteje në Nikël të Fushë-Krujës. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka rezultuar nga një konflikt mes dy kunetërve. Rrethanat e ngjarjes dhe identiteti i viktimës ende nuk janë bërë të ditura. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të hetuar më tej. Lajmi është në përditësim.

