Tuesday, June 16, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home LAJME

Vrasja me eksploziv në Sarandë/ Dy mundësi hetimi për eliminimin e Isuf Jaçajt, kryesorja e hakmarrjes.

timoni.al by timoni.al
October 6, 2025
in LAJME
0
Vrasja me eksploziv në Sarandë/ Dy mundësi hetimi për eliminimin e Isuf Jaçajt, kryesorja e hakmarrjes.
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Vlorës ka orientuar hetimet për vrasjen me eksploziv të Isuf Jaçajt në dy pista kryesore. Pista e parë e hetimeve lidhet me një vrasje për hakmarrje, e cila ndërlidhet me ngjarjen e 17 korrikut, ku dy persona, Gëzim Hajdaraj dhe Ernest Lama, u plagosën në një tentativë eliminimi. Hetimet tregojnë se Klaus Jaçaj, djali i Isufit, ka ndihmuar autorët Ramadan Zoto, i njohur si Canaj, dhe vëllanë e tij, Erjonin. Konflikti mes palëve dyshohet të ketë origjinën në shfrytëzimin e një hapësire plazhi të marrë me qira nga Zoto, të cilin një tjetër person e pretendonte.

Një ngjarje tjetër e lidhur ndodhi më 21 korrik, kur në oborrin e shtëpisë së Klaus Jaçajt shpërtheu eksploziv, që e dëmtoi mjetin e tij. Megjithëse Zoto dhe Klaus Jaçaj janë në burg për këtë krim, konflikti me kundërshtarët duket se vazhdon.

Pista e dytë e hetimit përfshin ngjarje të mundshme konflikti dhe përfshirjen e Isuf Jaçajt në trafikun e lëndëve narkotike. Ekspertiza ka konfirmuar se lënda shpërthyese ishte fshehur në kamionin e makinës së viktimës dhe ishte aktivizuar me një telefonatë. Hetuesit po analizojnë qelizat telefonike që kanë pasur aktivitet në zonë gjatë shpërthimit.

Po ashtu, policia shpreson të sigurojë të dhëna nga kamerat e sigurisë për të kapur momentin kur lënda eksplozive është vendosur në automjetin e Isuf Jaçajt. Dyshimet janë se viktima u vëzhgua nga personi që aktivizoi shpërthimin, pasi ai e priti atë që të largohej nga lokali dhe të bënte disa hapa me makinë para se ndodhte ngjarja tragjike.

Një hetim i thelluar është në zhvillim për të zbardhur këtë krim të rëndë dhe për të identifikuar autorët e vërtetë pas kësaj ngjarjeje.

Previous Post

Sot fillon viti i ri akademik, me më shumë se 22 mijë studentë të regjistruar, prej të cilëve 60% do të jenë në Tiranë.

Next Post

Seanca për Pëllumb Gjokën, Behar Brajoviç dhe Edmond Prekën/ Të akuzuarit nuk paraqiten, mbrojtësit kërkojnë vonesë të gjykimit

Next Post
Seanca për Pëllumb Gjokën, Behar Brajoviç dhe Edmond Prekën/ Të akuzuarit nuk paraqiten, mbrojtësit kërkojnë vonesë të gjykimit

Seanca për Pëllumb Gjokën, Behar Brajoviç dhe Edmond Prekën/ Të akuzuarit nuk paraqiten, mbrojtësit kërkojnë vonesë të gjykimit

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al